Non-pejper: Baza esenciale e marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit me Greqinë

Non-pejper: Baza esenciale e marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit me Greqinë

Dinjiteti, identiteti kombëtar, kulturor dhe i përgjithshëm i popullit maqedonas mbrohen nga Marrëveshja e arritur mes Maqedonisë dhe Greqisë, përcjell FLAKA.

Në përputhshmëri me këtë, maqedonasit kanë të drejtë të përcaktojnë veten si maqedonas pa ndonjë kufizim, raporton MIA, duke iu referuar non-pager në të cilin kishte një pasqyrë.

Baza e Marrëveshjes është se ajo është në mënyrë miqësore dhe saktësisht përcakton se si Greqia interpreton termin “Maqedoni” dhe “Maqedonas” dhe si e interpretojmë termin “Maqedoni” dhe “Maqedonas” për Maqedoninë, thotë dokumenti.

Neni 7 i Marrëveshjes bën një dallim të qartë se termi “Maqedoni” dhe “maqedonas” në Greqi e quajnë “pjesën helenike të historisë”. Marrëveshja përcakton se “Maqedonia” dhe “Maqedonishtë” në kontekstin e Maqedonisë e përshkruajnë territorin, gjuhën, njerëzit me të gjitha atributet, historinë, kulturën dhe trashëgiminë, ndryshe nga ato të Greqisë.

Prandaj, ne pala maqedonase ka të drejtë të përcaktojnë veten si maqedonas pa asnjë kufizim, thekson dokumenti.

Sipas marrëveshjes, emri zyrtar për përdorimin e përgjithshëm do të jetë Republika Veriore e Maqedonisë ose më shkurtë – Maqedonia Veriore. FLAKA

 

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 13, 2018 22:40

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
0°
0°
Mon
-4°
Tue
-1°
Wed

ARKIVI I LAJMEVE