Nuk ka zgjidhje për fëmijët që detyrohen të lypin

Nuk ka zgjidhje për fëmijët që detyrohen të lypin

Fëmijët në rrugë mbeten një problem i pazgjidhshëm për shtetin. Duart e vogla që kërkojnë 5 deri në 10 denarë janë më shpesh të dukshme në rrugët e Prilepit. Xhelan Eredinoska pranon se ajo duhet të lypëqë të ushqejë 7 anëtarët e familjes, por thotë se kurrë nuk i nxjerr fëmijët në rrugë, përcjell FLAKA.

“Kam 5 fëmijë, ndihmë sociale marrim 1,800 denarë, shkoj të lyp në çarshi, por kurrë nuk kam dalë me fëmijët”, thotë Xhelan Eredinoska.

Isamedin Ramadanoski, ka katër fëmijë, për të ushqyer familjen e tij, ai ka punuar gjithçka që ka gjetur si punë. Vetëm një nga katër fëmijët shkoi në shkollë, sepse nuk ka para për të tjerët. Ai thotë se kurrë nuk i ka lejuar fëmijët të lypin, dhe për ata që e bëjnë këtë, ai fajëson shtetin.

“Prindërit nuk janë fajtorë, shteti është fajtor, cili prind nuk dëshiron të ndihmojë fëmijën e tij, por nëse këta njerëz nuk i merr dikush në punë, ata nuk kanë mundësi ti ushqejnë fëmijët e tyre”, tha Isamedin Ramadanoski.

Eredinoska dhe Ramadanoski ishin pjesë e aksionit humanitar të organizuar nga OJQ ROMA SOS, e cila bleu rroba dhe fonde higjienike me fonde nga partia e 8 marsit për 40 fëmijë. Sipas ROMA SOS, aktualisht janë 20 fëmijë në rrugë në Prilep. Dhe disa prej këtyre 40 fëmijëve të cilëve u blënë rroba, janë shpesh në rrugë.

“Këta fëmijë duhet të regjistrohen urgjentisht nga Qendra për Çështjet Sociale dhe në këtë mënyrë të marrin mbështetje financiare shtesë dhe të përfshihen në procesin arsimor, të përfundojnë arsimin e tyre dhe kështu të kualifikohen në tregun e punës” , tha Nesime Salioska, drejtore ekzekutive e OJQ ROMA SOS.

Për shkak të lypjes në Prilep vitin e kaluar, 7 fëmijë u mornë përkohësisht nga prindërit e tyre dhe u vendosën në institucione. Disa aktivitete janë ndërmarrë me ta.

“Përfshirja në procesin arsimor, nxjerrja e librezave shëndetësore, punua me prindërit, pas një periudhe të caktuar që nuk ishte më shumë se një vit, arritën t’i kthejmë te prindërit”, tha Zhivko Siljanoski, drejtor i Qendrës për Punë Sociale.

Por pavarësisht këtyre masave, sipas ekspertëve, nëse nuk ka ndryshime të mëdha sistemore dhe sociale, për fat të keq këto duar të vogla do të vazhdojmë ti shohim në rrugë shpesh. FLAKA

BURIMI: TE SITEL

 

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Mars 13, 2018 20:47
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
8°
11°
Thu
15°
Fri
17°
Sat
17°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...