Numri i turistëve të huaj në vend është ulur me 2.7 për qind

Numri i turistëve të huaj në vend është ulur me 2.7 për qind

Më pak të huaj kanë vizituan Maqedoninë në janar. Krahasuar me janarin e vitit të kaluar, ka pasur 2.7% më pak turistë të huaj. Përveç rënies së turizmit, statistikat gjithashtu raportuan se në janar eksportet u ulën me 1.9%. Por, pavarësisht shifrave të tilla nga Qeveria, trendi i rritjes që filloi në tremujorin e fundit të vitit të kaluar do të vazhdojë dhe se muaji i parë i 2019 nuk është një pikë referimi për lëvizjen në ekonomi, përcjell FLAKA.

Biznesmenët janë optimistë. Optimizmi bazohet fillimisht në hyrjen në NATO dhe më pas në premtimin e qeverisë për realizimin e projekteve kapitale.

Nga ana tjetër, sektori i ndërtimtarisë nuk pret të ketë rritje, nëse nuk përmirësohet infrastruktura në shtet.

Tre muajt e fundit të vitit të kaluar, sektori i ndërtimit doli nga negative, dhe viti përfundoi me rritjen e PBB prej 2.7%, që është afër projeksioneve të qeverisë. Statistikat gjithashtu raportuan se papunësia në fund të vitit 2018 ka rënë në të paktën 19.4%. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 12, 2019 21:07
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.