Nuredini: Të ruajmë ambientin me vendime të mençura ekologjike

Nuredini: Të ruajmë ambientin me vendime të mençura ekologjike

Dëshiroj të ndihmoj që Maqedonia e Veriut të ndërtohet në shtet të cilin prindërit nuk dëshirojnë ta braktisin që të gjejnë ardhmëri të sigurt për fëmijët e tyre, ku të rinjtë mund të inkuadrohen në ekonominë e gjelbër moderne, ekonomi e cila shpie përpara dhe krijon vende të reja të punës, duke e mbajtur vendin tonë të bukur dhe ajrin kualitativ.

Kështu u tha ministri i ri i ambientit, Naser Nuredini, gazetarëve, i cili me këtë rast shprehu përkushtimin e tij që për t’u përballur me problemet ekologjike.

“Vendet tjera, madje edhe shtetet e vogla si i yni, kanë dëshmuar se është e mundur të sillen vendime të mençura ekologjike, të cilat sjellin edhe vende të reja pune”,- tha ministri.

Ai tha se duhet gjetur zgjidhje për mbeturinat nëpërmjet riciklimit, të mendohet për mënyrë alternative të ngrohjes së shtëpive. Ai si shembull në pjesën e ruajtjes së ambientit jetësor e sheh Slloveninë.

Ministri Nuredini theksin do ta vendos te selektimi i mbeturinave, duke u munduar të sjellë përvoja nga jashtë, me synimin e zvogëlimit të sasisë së mbeturinave që do të përfundojë në deponi. (TVM2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 11, 2019 20:03

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA