Oda Ekonomike: Të shfuqizohet ligji për tregjet

Oda Ekonomike: Të shfuqizohet ligji për tregjet

Oda e tregtarëve kërkon që ligji i ri për tregjet e gjelbra i cili hyri në fuqi që nga 1 janari i  këtij viti  të shtyhet ose të shfuqizohet plotësisht. Ata nuk pajtohen që pensionistët të largohen nga tregjet pasi në këtë mënyrë numri i shitësve do të ulej për 30%.

Zgjidhje e problemit për ne është shtyrja e ligjit apo shfuqizimi i plotë i tij. Me rregullativën ligjore që është në funksion nuk realizohet qëllimi i ligjit. Do të dorëzohen vërejtje deri tek të gjitha institucionet shtetërore kompetente, deri tek kryeministri, zëvendës kryeministri për çështje ekonomike, ministri i ekonomisë” – theksoi – Daniela Mihajllovska Vasilevska – Oda Ekonomike

Nga ligji që hyri në fuqi nga Viti i Ri, shitësit kërkojnë korrigjim të pesë pikave. Mes tyre është edhe dhënia e liçencave për tregti nëpër tregjet e gjelbra, përkatësisht se kush mund të shesë e kush jo. Shitësit nuk pajtohen që vetëm një nga tre odat të mund të ndajë liçenca pune. Ata kërkojnë që me një liçencë të mund të merren me qira më shumë tezga si dhe të kenë të drejtë të autorizojnë anëtarët e familjes së ngushtë, nëse për shkaqe objektive ai s’mund ta kryejë këtë veprimtari.

Një liçencë nënkupton një tezgë e cila në nivel vjetor kushton 60 euro. Për çdo liçencë shtesë, shitësi duhet të paguaj 40 euro më shumë. Gjithashtu, shitësit duhet të ndajnë nga 2 mijë denarë çdo muaj për sigurim pensional. Sipas Ligjit të ri, tezga me qira mund të marrin vetëm personat e papunë që janë të regjistruar në regjistrin e Odës, persona fizik që janë të regjistruar si tregtarë me pakicë nëpër tregjet e gjelbra. Mund të punojnë edhe personat që kanë marrëdhënie të rregullt pune, por që merren me veprimtari bujqësore.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Janar 10, 2019 19:25

ARKIVI I LAJMEVE