Ofertat e BDI-së, ASH-së dhe Alternativës për zgjedhjet e ardhshme

Ofertat e BDI-së, ASH-së dhe Alternativës për zgjedhjet e ardhshme

ASH para shqiptarëve do të dalë me platformë për përfaqësim të barabartë i shqiptarëve në të gjitha sferat, BDI do të dalë me platformë për drejtësi jo selektive dhe tranparencë të plotë, kurse Alternativa theksin do ta vendos se si të dalojë shpërnguljen e popullatës, përcjell FLAKA.

Këto pika nga platformat e tyre politike për zgjedhjet e ardhshme i zbuluan Nevzat Bejta i BDI-së, Remzi Memedi i ASH-së dhe Skender Rexhep Zejd i Alternativës në “Rruga drejt”në Alsat.

“BDI do të kërkon drejtësi jo selektive dhe tranparencë të plotë. Më shumë vende pune për shqiptarët dhe si ta mbajmë popullatën në vendin tonë. Theksi do të jetë drejtësi”, tha nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta.

“ASH para shqiptarëve do të dalë me platformë për përfaqësim të barabartë i shqiptarëve në të gjitha sferat. Shqiptarët akoma nuk kanë përfaqësimin e duhur në isntitucionet e vendit. Kjo nuk është bërë deri më tani, ne do ta bëjmë”, tha nënkryetari i ASH-së, Remzi Memedi.

“Alternativa me “Vatra jonë” që tani është në terren dhe programi ynë ka për synim ndalimin e shpërnguljes së popullatës. T’u forojmë atyre jetë më të mirë në vendlindje dhe punë dhe përfaqësim”, tha Sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Skender Rexhep Zejdi.

Ndryshe, zgjedhjet e parakoshme parlamentare në vend janë caktuar për me 12 prill të vitit të ardhshëm dhe ato erdhën si pasojë e mos-marrjes së datës për fillim të negociatave të vendit me BE. Megjthatë, disa subjekte politike si ato te blloku politik maqedoas, ashtu edh ete shqiptarët nuk anashkaalojnë shtyerjen e zgjedhjeve për në qershor të 2020-tës, pasi vendi para vetes ka agjendën për antarësim të plotë në NATO. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 7, 2019 22:01

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA