Ofertë për Kurbane të shëndetshme të kultivuara në hapësirëm e Malit Sharr

Ofertë për Kurbane të shëndetshme të kultivuara në hapësirëm e Malit  Sharr

Bjeshkët e Sharrit janë të njohura qysh nga antikiteti në dokumente të autorëve të ndryshëm, që nga shekulli i V p.e.s. më emrin Mont Skardus, nga Herodoti, i cili i pershkruan edhe fiset ilire dhe kufizimet e tyre. Nder shekuj keto vargmale sherbyen si mur natyror, mbrojtës nga sulmet barbare, drejt Maqedonisë dhe Greqisë ku konsideroheshin si të pakapercyeshme.

Më vonë, me ardhjen e turqve në Ballkan, Malet e Sharrit u quajten Çar-dagh, ne dokumentet ottomane dhe europiane. Maja më e lartë nga fillojnë keto vargmale, mendohet se emrin e ka me origjinen frenge, “Pamje e bukur” “le bonne ten” e qe mbeti pastaj ne popull si Maja e Lubotenit e cila kulminon 2553m mbi nivelin e detit. Shqiptarët e Kosoves dhe të Maqedonisë janë tepër të lidhur shpirtërisht me keto male dhe i konsiderojnë si të shenjta.

Malet e Sharrit përfaqësojnë një zinxhir malesh që shtrihen nga pjesa jugore e Kosovës dhe Maqedonisë veriperëndimore në Shqipërinë verilindore.

Ky zinxhir shënon edhe kufirin trepalësh që kalon nga maja e Sherupës (2,092 m). Sistemi malor është rreth 80 kilometra i gjatë dhe 10 deri në 30 kilometra i gjerë. Ai përfshin një numër pikash të larta, ndër të cilat më të lartat janë pika Titov (afërsisht 2,747 m), Mali Turčin (2,702 m), Ljuboten (2,498 m) dhe Bistra (afërsisht 2,641 m). Malet e Sharrit janë të famshme për relievin e tyre të thyer dhe majat e larta malore. Aty gjenden gjurmë të epokës së akujve në formën e liqeneve të ngrira e të larta malore. Mali i Sharrit lidhet me Malin e Korabit (2,764 m) në jugperëndim. Ky mal (Maqedonisht: Голем Кораб ose Korabi i Golemit) është mali më i lartë, si në Shqipëri dhe në Maqedoni, dhe maja e tij formon kufirin midis dy vendeve.

Malet e Sharrit kanë rëndësi të madhe për gjithë mjedisin përreth për faktin se aty gjenden burimet ujore nga ku ushqehen lumenjtë e rajonit. Këto male bëjnë lidhjen midis tre zonave të mëdha ujëmbajtëse dhe janë të pasura me burime, lumenj, liqene dhe ujëvara. Përveç përrenjve të kësaj zone, ka edhe shumë përrenj të tjerë të vegjël me rrjedhje sezonale dhe me ujë të pakët. Të gjithë përrenjtë derdhen në Drinin e Zi.

E në këtë pozitë të volitshme gjeografike, kulloten shumë tufa delesh. Në vigjilje të Kurban Bajramit, ka ofertë të volitshme për të siguruar kurbane pikërisht të ushqyera dhe kultivuara në këtë zonë.

Për të gjithë ju që keni vendosur të therni kurban, ne ua sjellim kurbanin të gjallë ose të therët. 90 Euro i gjallë, 100 Euro i therët dhe transporti falas edhe në rajonin e gjerë të Gostivarit dhe rrethinës.

Kurbanet theren nga njerëz kompetent dhe përgjegjës të sigurt në aspektin fetar.

Për të gjithë mërgimtarët që kanë dëshirë të therin kurban por nuk mundin, ne ua therim dhe ua dërgojmë mishin tek të afërmit e tyre ose ua shpërndajmë nëpër nevojtar.

Kontakt Viber ose WhatsApp +389 (0) 71/513-431

Tekst i sponsorizuar

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 21, 2019 00:21

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.