Ohër-Strugë, mungojnë rojet e plazhit

Ohër-Strugë, mungojnë rojet e plazhit

Një pjesë e madhe e plazheve në Ohër dhe Strugë këtë verë kanë mbetur pa shpëtues. Edhe pse numri i shpëtuesve të trajnuar është i mjaftueshëm që të përmbushin nevojat e bregut, edhe ky sezon turistik po përfundon me problemet e vjetra.

Krahasuar me vitin e kaluar, 10 deri 15% kemi numër më të vogël të plazheve të sigurta, këto plazhe kanë angazhuar shpëtues dhe janë sipas standardeve që i kërkon Rregullorja. Ekipet tona janë në terren, kemi mbi 40 shpëtues kurse 22 plazhe janë të sigurta për not, sport dhe rekreacion -tha Sasho Toçkov- Kryqi i Kuq, Ohër.

Në Strugë prej 11 plazheve, vetëm pesë prej tyre kanë shpëtues.
Një prej shkaqeve për gjendjen momentale është fakti që koncesionerëve të deritanishëm u kanë skaduar marrëveshjet për koncesion, dhe për këtë arsye nuk angazhojnë shpëtues, që është obligim i tyre ligjor sipas marrëveshjeve për koncesion.

Pa marrë parasysh a kanë koncesion, a kanë nënshkruar kontratë apo jo, nëse e punojnë këtë punë, nëse në mënyrë komerciale punojnë me atë plazh, nëse vendosin ulëse plazhi, është e moralshme që t’i marrin parasysh të gjitha kushtet e sigurisë, për not të sigurt, sport dhe rekreacion. Sepse nëse ndodh diçka, pa marrë parasysh a kanë nënshkruar kontratë, nëse ndodhë diçka, kush ka vendosur ulëse plazhi, atëherë mund të zbulohet kush ka punuar ilegalisht në atë plazh -u shpreh Sasho Toçkov, Kryqi i Kuq, Ohër.

Gjatë verës, përgjatë tërë bregut shpëtuesit kanë pasur më shumë se 1000 intervenime për dhënien e ndihmës së parë dhe më shumë se 30 intervenime për nxjerrjen e pushuesve të mbytur në ujërat e Liqenit të Ohrit. Nga Kryqi i Kuq në Ohër paralajmërojnë se nga viti i ardhshëm mysafirët në dispozicion do të kenë aplikacion mobil, përmes të cilit do të mund të njihen me cilësinë e ujit të liqenit në çdo plazh, nëse uji është i sigurt për not dhe në cilët plazhe ka shpëtues në ujë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 25, 2019 16:47

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA