OKTA do e padisë Maqedoninë 35 milion euro

OKTA do e padisë Maqedoninë 35 milion euro

OKTA po përgatit një padi të re kundër shtetit. Kompania e naftës do të kërkojë dëmshpërblim prej 35 milionë eurosh nga vendi për shkak të shkeljes së kontratës për furnizim me naftë, mëson Alsat M nga burimet e veta. Për 5 vjet, ose nga viti 2007 deri në vitin 2012, vendi nuk ka blerë, edhe pse kishte një detyrim nga Okta të blejë 500 mijë ton naftë në vit. Dispozitat penale të marrëveshjes thonë se mosrespektimi i rregullave do të kushtojë 19 dollarë për çdo ton të pagjetur të mazutit. Kemi kërkuar qëndrim nga OKTA. Ja përgjigjja e tyre:

“OKTA SHA – Shkup nuk ka asnjë proces gjyqësor me Qeverinë. Kjo çështje lidhet me Marrëveshjen e shitblerjes, të nënshkruar nga Qeveria dhe investuesi strategjik EL. PET BALKANIKI S.A. Në këtë drejtim, të gjitha çështjet në lidhje me këtë temë duhet t’u adresohen palëve kontraktuese”, thanë nga OKTA.

Konfirmimin jozyrtar që OKTA ka ndërmend ta padisë shtetin e morëm nga zyrtarë qeveritarë, të cilët besojnë se është shumë herët padia të arrijë në Ilindenska numër 2. Që nga fillimi, ekspertët në këtë fushë, paralajmëruan se marrëveshja e tillë, e cila ishte nënshkruar ndryshe në kohën e qeverisë së Ljubço Georgievskit, do të ishte në dëm të madh për arkën e shtetit, sepse për nevojat e vendit ishin të mjaftueshme rreth 70 mijë ton mazut në vit dhe jo 500 mijë ton. Alsat sot e kërkoi edhe vetë Ljubço Georgievskin, por zëdhënësi i tij na tha se ai është jashtë vendit dhe se nesër do të kemi një qëndrim. Përndryshe kjo nuk do të jetë padia e parë me të cilën një kompani me kapital grek do ta padisë Maqedoninë. Helenik Petroleum, kompania pronare e OKTA-s, në vitin 2004, ngriti një padi kundër Maqedonisë në Gjykatën e Arbitrazhit në Paris. Vendi u desh të paguajë 53 milionë dollarë për të njëjtën punë, blerje të pamjaftueshme të sasive të dakorduara të mazutit.

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Maj 16, 2018 16:41
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
10°
10°
Wed
13°
Thu
16°
Fri
17°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...