OnePlus 5 në shitje më 20 qershor

OnePlus 5 në shitje më 20 qershor

OnePlus 5 do të vijë më 20 qershor. Lajmi është konfirmuar përmes Twitter nga administratori i kompanisë kineze Pete Lau.

Kompania vitet e fundit ka krijuar një reputacion mjaft të mirë falë cilësisë së smartphone por dhe çmimit të përballueshëm. Paraardhësi i OnePlus 3 dhe rT do të bëhet publik në një program, që do të ndiqet online.

Sipas zërave që qarkullojnë, që duken të konfirmuara nga disa foto që kanë përfunduar në rrjet, OnePlus 5 do të ketë një ekran 5.5 polsh me lexues të gjurmëve dixhitale. Karakteristika të tjera janë procesori Snapdragon 835 i Qualcomm, i njëjti me atë të Galaxy S8 të Samsung dhe HTC U11, 8 GB Ram dhe 64 ose 128 GB memorje të brendshme, kamera të dyfishtë 23 megapiksel dhe sensori i përparëm prej 16 megapiksel. Sistemi operativ është Android Nougat, dhe bateria ka kapacitetin 4.000 mAh.

/ Top Channel

Abedin Bilalli
nga Abedin Bilalli Qershor 9, 2017 00:04