OnePlus 6T del zyrtarisht në shitje

OnePlus 6T del zyrtarisht në shitje

OnePlus 6T tani është në shitje, më pak se dy javë pas lansimit zyrtar.

Pajisja krenohet me një ekran të madh prej 6.41 inç, procesor Snapdragon 845, 6 / 8GB RAM, 128 / 256GB hapësirë ruajtëse, baterinë 3.700mAh dhe një skaner të gjurmëve të gishtave në ekran.

Këto janë specifika premium, por OnePlus 6T vjen në linjën e telefonave mesatar, duke filluar nga 549 dollarë për 6GB RAM dhe 128GB hapësirë ruajtëse.

Kjo ngre çmimin në 629 dollarë për versionin e lartë 8GB / 256GB, por është ende më i lirë sesa Samsung Galaxy S9, iPhone XS, iPhone XR, Sony Xperia XZ3 dhe Google Pixel 3.

Ka disa kompromise, të tilla si ekrani i plotë HD (jo QHD), heqja e kufjeve dhe një sistem kamerash që nuk arrin të njëjtat lartësi si Samsung, Google dhe Apple – por duke pasur parasysh çmimin e OnePlus 6T, është ende një telefon i shkëlqyeshëm.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 6, 2018 22:54

REKLAMA

Maqedoni
11°
6°
Thu
4°
Fri
2°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE