Operacioni masiv antikanabis, asgjësohet hashashi sapombjellë

Operacioni masiv antikanabis, asgjësohet hashashi  sapombjellë

Gjatë operacioni masiv antikanabis në Shkodër janë evidentuar 1785 rrënjë kanabisi sativa të sapo mbjella në tokë mes shkurreve.

Këto bimë ishin kultivuar në zona të pyllëzuara, konkretisht në Njësinë Administrative Pult, në fshatin Plan, vendi i quajtur Kuje të Planit, u gjetën dhe u asgjësuan 397 bimë të dyshuara si narkotike, Cannabis Sativa.

Po kështu gjatë operacionit të kryer në Shosh, në vendin e quajtur “Bjeshket e Balzajve të Shoshit”, u gjetën  dhe u asgjësuan 1388 bimë të dyshuara si narkotike.

Po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar dhe për shkak të hetimeve nuk jepen të dhëna.

/ Top Channel 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 13, 2017 12:30

Publicitet


OFERTA SPECIALE

Moti sot
16°
12°
Sat
13°
Sun
12°
Mon
14°
Tue

ARKIVI I LAJMEVE