OPINION | Fjalimi i pathënë i Artan Grubit: Lista e Shindlerit

OPINION | Fjalimi i pathënë i Artan Grubit: Lista e Shindlerit

Që të mos mbetet i pathënë fjalimi im në seancën e 75 historike të Kuvendit të Maqedonisë të mbajtur më 11 janar 2019, në të cilën u miratuan amandamentet kushtetuese për ta ndryshuar emrin, po ua dërgoj në tërësi:
Mirëdita të gjithëve, i nderuar Kryetar Xhaferri, i nderuar Kryeministër, i nderuar Kryetar Ahmeti, te nderuar deputetë, gazetarë.
Më në fund erdhi edhe kjo ditë pas gati tre dekadave furtunë, gati tre dekadave sfida, tre dekadave vështirësi, tre dekadave paparashikueshmëri dhe gati plot tre dekadave viteve pritje.
Shpresoj të mos keqkuptohem me këtë që do ta them:
Supozoj se shumica e keni parë filmin kult të Stilbergut, “Lista e Shindlerit”.
E mbaj mend gjatë negociatave të Përzhinos, presidenti jolegjitim në largim, Ivanov, përpiloi listë të personave për falje dhe ajo shkaktoi protesta, prolongim të zgjedhjeve dhe negociata të zgjatura.  Nocioni Lista e Shindlerit u përdor nga ana e përfaqësuesve të opozitës së tashme në takimet  e gjata të përditshme në vilën e Ambasadorit të BE-së në Shkup.
Përfaqësuesit e opozitës së tashme refuzonin të përpilojnë listë të njerëzve që janë falur nga Ivanovi të cilëve do tu merret falja, duke deklaruar se është e pakuptimtë të bëjnë  Listë të Shindlerit.
Por, prapë se prapë, konotacioni i Listës së Shindlerit në këtët rast ishte përdorur në konktekst krejtsisht të kundërt nga lista e vërtet. Qëllimi i listës është se rreth dymijë nga një milion të damkosur dhe ekploruar kanë pasur fatin të gjenden në listën e tregtarit Oskar Shindler në Fabrikën e tij në Krakov dhe ti shpëtojnë përndjejkes.  Do të kisha dashur ta sqaroj konotacionin pa me lutje që të mos keqkuptohem,
Të nderuar, nocioni kamp përqendrimi për herë të parë ishte përdorur në vitin 1897 në Kubë.
Prapë se prapë, nëse e pyesni, opinioni më shumë din për Partinë Nacional Socialiste në Gjermani e cila themeloi 42 mijë e 500 kampe të përqëndruara.
Hajnrih Himler dhe SS shutcshtafëll  e tij në vitin 1943 e morrën kontrollin mbi kampet e përqëndruara në tërë Gjermaninë. Himler e zgjeroi rolin e atyre kampeve që ti përfshijnë edhe elementet e padëshirueshme racore dhe politike.
Miliona elemente të padëshiruara shoqërore ishin pjesë e atyre kampeve deri në vitin 1945.
Përgjatë historisë, përndjekjet e e këtilla, qofshin fizike, të vërteta, virtuale, emocionale, shkelën zezak, robëruan gra, shkelën kategori të ndryshme shoqërore përgjatë shekujve.
Por sot, sot e dijmë mësimin nga gjithë këto procese tragjike përgjatë historisë. Nëse vetëm ndalemi dhe mendojmë për një çast, krahas tragjedive njerëyore që asnjlherë nuk guxojnë të përsëriten, mësimi është se gjithmonë i shkeluri dhe i eksploruari ngadhnjen  në fund.
Kur e them këtë, ndërtoj konotacion me ndjenjën që secili nga ne e kishte më 19 tetor vitin e kaluar gjatë gjithë ditës së bekuar. Kujtohuni në çka ngjante salla plenare e Kuvendit, kujt u ngjanin korridoret dhe zyrat në Kuvend?
Të përshkuara nga shkuja e erave  lindore dhe perëndimore.
Kujt i ngjau akti i votimit nëse jo maltretimit  të ngjashëm, diskuminues, jokolegial dhe sygjerimit stoik që për një çast i ngjau……. më mirë të mos them kujt.
Ndërsa sot, sot ikën nga përgjegjësia më e madhe për ndërtimin e shtetit pas pavarësisë. I shmangen ndërtimit të së ardhmes për qytetarët e vet. I shmangen ruajtjes dhe sigurimit të Maqedonisë.
Prapë se prapë, do ta përsërisë, të shkelurit  fitojnë  gjithmonë në fund.
Desha të them edhe dy tre fjalë rreth pajtimit.
Kryeministri nga kjo foltore premtoi falje dhe pajtim dhe atë pjesë e lidhi me integrimin duke i bërë të dy proceset reciprokisht të varur dhe komplementar.
Po, kësaj shoqërie i duhet shumë pajtimi, interetnik, intraetnik, politik, partiak dhe në të gjitha bazat e mundshme.
Edhe pajtimi nuk përfundon me këtë votim të ndryshimeve kushtetuese.
Ne në shtëpi nuk bëjmë asgjë që është jo-evropiane. Ne në shtëpi e bëjmë pikërisht atë që e kanë bërë  popujt evropian.
Në fakt, baza e Bashkimit Evropian fillon me pajtimin e Francës dhe Gjermanisë pas dy luftrave botërore.
Dhe përsëri do të kthehem te Oskar Shindler. Në vitet e Rajhit të Tretë, ai ishte tradhëtar i partisë së tij. Nga viti 1945 e deri më sot dhe përgjithmonë, ai është hero i Botës!
Sot të kritikuar, nesër do të flasim për ndonjë tjetër Listë të Shindleronit, listë Evropiane, listë Euroatlantike, listë të Zaevit për falje dhe pajtim. Sepse kjo është rruga e provokimit të guximshëm heretik të së sotmes përmes vetëviktimizimit për një të nesërme më të mirë.
Thonë se pajtimi është më i mirë se fitorja.
Të nderuar,
unë jam Shqiptar. Këtu ka edhe maqedonas, ka edhe romë, turq, boshnjak, vlleh, serbë dhe të tjerë.
Dallojmë shumë për nga etnia, bindjet, kultura, zakonet, besimi fetar, për nga baza të ndryshme.
Por, krahas të gjitha dallimeve tona, ajo që na bashkon është etja për ardhmëri të sigurtë, për një jetë më të mirë, për kushte normale për jetesë.
Indi që më së shumti na mban së bashku është ardhmëria euroatlantike, ajo na bashkon sepse atje e shohim jetën më të mirë, ardhmërinë më të mirë, si njerëz, si njeri, si baba, si nënë, si gjyshe e gjysh, të rinjë dhe të moshuar.
Në fund, pjesa arkaike dhe regresive e shoqërisë, sot do të na damkos në mënyrë Euroatlantike.
Edhe një herë do ta përsëris, i damkosuri, i shkeluri, progresivi, i guximshmi Ngadhnjen!
E dini, yjet nuk do të shëndrisnin nëse nuk ekziston errësira!
Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Janar 13, 2019 12:41

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.