OPINION | Maqedonasit do zhduken… ???

OPINION | Maqedonasit do zhduken… ???

Shkruan: Jetmir AJRADINI

Dikur ishte enderr qe shqiptaret e FYROM-ti te udheheqin poste kyqe te keti shteti ndersa sot i gezojm shume te arritura fal luftes dhe sakrifices te djemve dhe vashave me te mira te kombit tone.

Pas 2001 gjithcka shkon ne favor te shqiptarve,ndoshta durime dhe koha nuk perputhen me mentalitetin tone,por nje gje eshte e sigurt se tik…tak-u i ores punon ne favor te mbare shqiptaris. Gjithcka qe ishte enderr per Shqipetaret ne FYRIM pas 2001 ngadal por sigurt filloi te rralizohet.

Prej vitit 2002 filloi nje epoke e re me marrjen e hises nga shteti qe nuk njihte azgje prvec dhunes ndaj nje populli liridashes,edhe pse punet kan patur periudha te sukseshme dhe stagnime megjithat perparimi eshte evident dhe smundet te mohoet ne asnje menyr.

Si shembull konkret do permend kthimin e ndarjes teritoriale qe bashkoi komunar rurale me ato urbane dhe si rezultat i keaaj politike sot kemi Strugen,Kerçoven,Çairin…ku sa bashku me Tetoven dhe Gostivarin ben qe shqiptaret te ken nen kontroll gjysmen e teritorit te FYROM-it.

Nese Shqipetaret shpalleshin terorista edhe burgoseshin pse kerkonin shkolla dhe universitete sot gezojme te drejten e dy universiteteve shteterore. Gjithcka qe dueheshte te marrin Shqipetaret per palen maqedone ishte “Tabu”dhe e papranueshme, por qetesia dhe maturia e Ali Ahmetit ngadhnjeu mbi mentalitetin shovenist sllav,ashtu ngadal instaloi kuadro neper te gjitha dikasteret e rendesishme shteterore dhe ministrit,ku me mençurin e tij beri minsistra edhe neper ato ministri ku llogariteshin te pa prekshme dhe te pa arritshme.

Nje nder to MPB ku perpara kishim frig te takojm nje polic “rrugac” e na hynin ethet sot kemi ministrin tone.

Ka qene shum e veshtire tregojne gjush e stergjysh po besa edhe prinderit tregojne,ske pas te drejt as te mendojsh shqip e jo te flasish,ske pas te drejte te permendish ndonje figure si Skenderbeu,Isa Biletini,Hasan Prishtine e sot i kemi te skalirur neper sheshet e komunave te ndryshme,se bashku me Shqiponjen ne Çair ku perben trekendeshin Tirane,Prishtine,Shkup. Dikur ne parlament Shqipetaret grindeshin me mes veti beheshin per Cirk e Maqedonet ne fund te dites votonin cka kishin planifikuar,por sot ndodh e kunderta Maqedonet bejne Cirkun ne Parlament kurse ne fund te dites votohet ate qe kan bere plan Shqipetaret.

Tanime fillon epoka e ngadhnjimit e sukseseve neper institucione duke filluar nga krueparlamentari z.Talat Xhaferri e deri te nenpunsi me i thjeshte te ngriten mbi vetvete dhe tu pergjigjen kerkesave te popullates qe zhgenjimet te shenderrohen me gezim ne mesin e popullit.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 20, 2017 15:31

MARKETING

#deklarim

NA NDIQNI NE FACEBOOK

ARKIVI I LAJMEVE

Moti sot
14°