OPINION | Partizimi – shkaku i uljes së sjelljes së arsimit!

OPINION | Partizimi – shkaku i uljes së sjelljes së arsimit!

Shkruan: Leutrim Bilalli

Një pjesë e madhe e popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut po përballet me shumë probleme sociale (emigrim masiv, papunësi të lartë, etj.) Këto probleme janë shkaktuar nga shumë faktorë, njëri prej tyre është edukimi I dobet dhe partizimi I sistemit arsimor. SIpas Bankës Botërore, vendi ynë investon më shumë në arsim në krahasim me vendet e rajonit. Megjithatë, shqetësues ështe fakti se nxënësit tregojnë rezultate më të dobta në testime.

Në testet nderkombëtare, Maqedonia e Veriut  është pothuajse në fund të listës në krahasim me vendet e tjera për sa I përket efekteve të sistemit arsimor. Se fundmi edhe Banka Botërore ka parlajmëruar se duhet të punohet në cilësinë e kapitalit njerëzorë. Sipas PISA (Programit Ndërkombëtarë për Vlerësimin e Studentëve), studimet ndërkombëtare që masin aftësitë dhe njohurit ë e nxënësve në fund të arsimit fillor të detyrueshëm, në moshën 15 vjecare, në tre fusha: të lexuarit dhe të kuptuarit e sajë, shkrim-leximin e matematikës dhe shkencave natyrore, në rezultatet e fundit  të kryera në 2015, dy të tretat e 15- vjecarëve u mungon shkrim-leximi. Kjo shtronë pyetjen se sa nxënësit marrin njohuri që pastaj mund ta aplikojnë?

Ekspertët kritikojnë gjithashtu se partitë dhe politika janë thellësisht të përfshirë në arsim, duke e shëndruar atë në një arenë për përplasje të ndërsjellta politike. Partizimi I arsimit mori një hovë që nga vitet 1990 dhe sot  është përhapur në të gjitha sferat. Ajo fillimisht filloi në arsimin fillor dhe të mesëm me emërimin e drejtorëve partiak, më pas kaloi në profesorë partiak, pastaj edhe në këshillat e prindërve dhe bordet e shkollave, dhe tani padyshim ka nxënës partiak të cilët nuk guxojnë ti notojnë me nota të ulta. Kjo situatë nuk e përjashton edhe arsimin e lartë, ku në fakultetet nuk ofrohet asnjë praktikë apo mësim cilësor, dhe disa student janë hutuar duke e parë të tjerët se pa u paraqitur në fakultet, marrin diploma masteri. Duke pasur parasysh që arsimi duhet të jetë një proces me të cilin shoqeria transmeton aftësi, njohuri dhe vlera,  është e rënd ësishme që sistemi arsimorë i Republikës së Maqedonisë së Veriut të inkurajojë të rinjtë që të jenë qytetarë aktiv, të mendojnë në mënyrë kritike dhe të jenë të angazhuar në shoqeri që në moshë të re. Megjithatë, partizimi I arsimit ndikon në motivimin dhe dëshirën e të riut për ta kthyer cdo ide pozitive në një aktivitet prodhues.

Studenti i ri Dardan Osmani beson se arsimi në vendin tonë arrin qëllimin e tijë në një farë mase, por ka edhe shumë mangësi në mekanizmat që lejojnë prishjen e lehtë.

  • ,,Si student, unë vërej fenomenin e partizimit përmes aktiviteteve të ditës në shkollë, dhe mund të them që kjo gjë, ju konvenon profesorëve që janë pjesë e partisë në pushtet’’ – tha ai.

Vetë Ministri I Arsimit Arber Ademi thotë se arsimi është i partizuar, por në asnjë mënyrë nuk po përipiqet të bëjë dicka për të ndryshuar situatën aktuale, që është e dëmshme për shoqerinë në tërësi. Kjo edhe më tej kontribuon në rritjen e rrezikut për të humbur aftësinë e të rinjëve për të punuar në mënyr ë aktive dhe për të kontribuar.

Mbi të ashtuquajturin ,,fenomeni i arsimit të politizuar’’ profesori Hazbi Iljazi ka shprehur mendimin e tij që, sic thotë ai, ‘’Ata që janë të përfshirë në politikë duhet të merren vetëm me politikë’’.

  • ‘’Une personalisht konsideroj se arsimi në përgjithsi në Maqedonin ë e Veriut nuk është i duhur, dhe në vitet e fundit ka qen ë kryesisht I partizuar, sa herë që ka pasur ndryshim të pushtetit qendror ose lokal. Ky fenomen mund të vërehet edhe më shumë nga profesorët, studentet dhe vetë shkollat.Sipas mendimit tim, nuk kemi profesorë t ë dobët sepse gjithmonë ka organe kompetente që I mbikëqyrin ata. Megjithatë, duke ndryshuar dy ose tre profesorë në vetëm gjysmë viti, lind pyetja se kush me të vërtetë ndjek njohuritë e të rinjve, duke humbur automatikisht vlersimet e drejta të studentëve, humbet talenti i studentit, interesi, etj.’’

Profesori Kimet Jusufi ndan një mendim të ngjashëm duke theksuar disa arsye për sistemin e arsimit të dobët dhe jofunksional:

  • “Unë isha I përfshirë në procesin arsimor për disa vjet. Është fakt se sistemi arsimor po përkeqësohet dhe unë mendoj se kemi disa arsye për këtë: numri i ulët I studentëve dhe angazhimi I dobët I profesorëve dhe studentëve në shkolla.  Është evidente se sistemi arsimor tek ne,  ësht ë nën ndikim të fenomenit ,, PARTIZIMI’’ Kjo mundë të shihet qartë në konkurset për punësime nëpër shkolla, ku nuk kërkohet edhe CV! Mendoj se ky fenomen duhet të largohet nga ky vend sa më shpejtë, përshkak se studentët janë e ardhmja e shtetit’’

Rasti I përfshirjes së studentëve dhe nxënësve të shkollave të mesme për qëllime politike është bërë i zakonshëm. Në raste të tilla, zyrtarët në shkolla ose fakulltete duhet të ndëshkohen rëndë, por edhe bordet shkollore dhe studentore, kryetarët e komunave, Inspektoriati Shtetëror ë I Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Secili prej tyre, brenda kompetencave të tyre, duhet të marrë masa të duhura kundër personave që lejojnë në ambientet shkollore të bëhen përpjekje për të angazhuar politikisht nxënës dhe student. Përgjegjësia gjithashtu për këtë shkelje të ligjeve dhe të drejtave duhet të kerkohet në arsimin e partizuar. Fatkeqësisht, shkollat dhe fakultetet perceptohen si miniera votimi dhe keqpërdoren për politikë.

Partizimi rezulton në stafin katastrofik në sistemin arsimorë, me një staf të varur politikisht dhe jo mirë të përgaditur. Me të vërtet është koha për të përmirsuar realisht sistemin arsimorë, me strategji dhe jo me politikë. Ka nevojë për investim në arsim, por edhe në edukim dhe paralelisht për të gjetur mekanizma për të minimizuar ndikimin e politikës në arsim. Në të njejtën kohë, këto angazhime nuk duhet të jenë momentale, por afatgjate dhe duhet të zbatohen për gjenerata të reja, pasiqë të rinjtë meritojnë arsim cilësor dhe të depolitizuar.

(Teksti  është punuar si pjesë e projektit ‘’Zëri I rinisë’’ – Angazhimi I të rinjve në komunitet përmes Gazetarisë’’, i implementuar nga ADI-Gostivar, me mbështetjen financiare të Ambasadës së Republikës Çeke në Shkup.) 

Agjencia e lajmeve Flaka gëzon të drejtën autoriale të botimit. 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 21, 2019 17:16

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA