Opozita: Maqedonia mori Raport pozitiv, që të nxitet për të ndryshuar emrin

Opozita: Maqedonia mori Raport pozitiv, që të nxitet për të ndryshuar emrin

Opozita maqedonase, VMRO-DPMNE-ja thotë se Raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë është pozitiv, vetëm që të nxitet Qeveria që të ndryshojë emrin.

Kanë pyetur, por nuk kanë marrë përgjigje se deri te nënshkrimi i marrëveshjes me Greqinë, Maqedonia në Samitin e Bashkimit Evropian më 28 qershor do të marrë datë për nisjen e bisedimeve, dhe nëse nuk e merr, kush do ta bartë përgjegjësinë.

Nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Goran Misovski bën thirrje që të veprohet në mënyrë konstruktive, dhe të jenë të vëmendshëm në debate, për shkak se Maqedonia nuk ka plan “B”.

Në lidhje me këtë, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka deklaruar se marrëveshja për emrin Maqedoni – Greqi do të arrihet sot, duke u shprehur optimist se ajo do të jetë diçka e bukur.

Ndërkaq sot, mediat greke kanë shkruajtur se marrëveshja për emrin e Maqedonisë është arritur, dhe se nënshkrimi do të bëhet gjatë fundjavës në Prespë të Maqedonisë. Sipas të njëjtave, marrëveshja përmban zgjidhjen “Maqedonia Veriore” apo në origjinal “Republika Severna Makedonija”.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 12, 2018 19:43

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA