Oppo përgatit telefonin e volitshëm Reno Z

Oppo përgatit telefonin e volitshëm Reno Z

Oppo publikoi muajin e kaluar telefonat e saj të parë Reno me Oppo Reno, Reno 10x zoom dhe Reno 5G, dhe duket se kompania kineze së shpejti do të prezantojë një alternativë më të lirë.

China Telecom përmendi shkurtimisht telefonin e ri Reno Z në faqen e vet. Përveç paraqitjes dhe specifikimeve, ka informacione mbi çmimet.

Telefoni do të ketë një ekran 6.4-inch FHD + me kamerë 32MP, ndërsa sensori i gjurmëve të gishtit është i vendosur poshtë ekranit.

Në anën e pasme, telefoni do të ketë një sistem me dy kamera, i cili përbëhet nga sensorë 48MP dhe 5MP. Telefoni posedon procesor Helio P90, së bashku me 6GB RAM dhe 256GB hapësirë për ruajtje. Gjithashtu, ka bateri 3950mAh me mbështetje VOOC 3.0 dhe 20W ngarkesë të shpejtë.

Oppo Reno Z do të jetë në dispozicion në variantet Star Purple, Extreme Night Black, Coral Orange dhe Bead White, dhe çmimi i pritur është rreth 335 euro.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 14, 2019 22:59

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...