Orban kërkon falje për deklaratat euroskeptike

Orban kërkon falje për deklaratat euroskeptike

Kryeministri hungarez, Victor Orban i ka dërguar një letër Partisë Popullore Evropiane (PPE), ku i kërkon falje, njoftoi sot qeveria hungareze, ndërkohë që rrezikonte të përjashtohej nga ky formacion për shkak të provokimeve kundër Brukselit.

“Kryeministri Viktor Orban i dërgoi një letër ku i kërkon falje PPE-së”, njofton kabineti i tij, pas publikimit nga e përditshmja belge “De Standaard” të një letre që i drejtohej partisë konservatore flamane CD&V.

CD&V është një prej 13 anëtarëve të PPE-së që kërkuan në fillim të marsit një përjashtim ose pezullim nga PPE-ja të partisë “Fidesz” të Orbanit, pas një fushate të ashpër që shënjestronte kryesisht shefin e ekzekutivit evropian, Jean Claude Juncker, gjithashtu anëtar i PPE-së.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 14, 2019 22:36
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.