Orce Kamçev ka ofruar dy milion euro për pasaportën

Orce Kamçev ka ofruar dy milion euro për pasaportën

Biznesmeni Orce Kamçev po ofron pronë me vlerë 2 milion euro që gjykata t’i jap pasaportë të përkohshme. Kamçev si i dyshuar në “Perandoria” paraqiti garancë të premten, pasi prokurorja Lile Stefanova kishte vendosur më parë se Kamçev nuk duhet të marr pasaportë të tillë, përcjell FLAKA.

“Një kërkesë e tillë është pranuar dhe është dërguar menjëherë në Prokurori për ndjekjen e mendimit të krimit të organizuar, dhe më pas gjykata do të japë aktvendim”, tha Gjykata Penale.

Një javë më parë, prokurorja Stefanova nuk i dha Kamçevit dritën e gjelbër për të udhëtuar jashtë vendit, ndërsa u përball me një hetim për pastrimin e parave. Arsyetimi është se ai abuzoi pasaportën e përkohshme 6-mujore të përkohshme të aprovuar nga Katica Janeva sepse ai po largohej nga vendi më shpesh sesa deklaroi në kërkesë.

Disa ditë më vonë, ai ktheu me kallëzim penal prokurores Stefanova, Katica Janeva dhe djalit të saj për përpjekjen për të sekuestruar prona dhe dëmtuar atë si një grup të organizuar. Nga ana tjetër, PSP ka vlerësuar se rreth 10 milion euro janë pastruar në “Perandoria”. Por pikërisht për atë rast, Janeva përfundoi në paraburgim dhe tani është në pritje të gjykimit, dhe Kamçev është i dëmtuar.

Ai i dha një milion e gjysmë euro Boki 13 dhe Zoran Milevski Kiçeec, dhe u deshën gjithsej 8 milion për të shpëtuar nga ndjekja penale. Janeva po ndiqet penalisht për shpërdorim të pushtetit, dhe Kamçev u la i lirë nga paraburgimi, dhe për t’iu kthyer pasaporta ka marrë 50,000 euro dhe mobilje prej 5,000 eurosh. Prokurorja Lile Stefanova dëshmoi në këtë hetimin për rastin “Reket”. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 18, 2019 21:06

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.