OSBE kërkon që PPS-së t’i vazhdohet mandati

OSBE kërkon që PPS-së t’i vazhdohet mandati

OSBE rekomandon vazhdimin e papenguar të punës së Prokurorisë Speciale.

Shefi i OSBE-së, Klemens Koja, shpreu shqetësimin për zvarritjen e bisedimeve mes pushtetit dhe opozitës, kur dihet se mandati PPS përfundon sëshpejti. “Specialja duhet të vazhdojë punën në mënyrë profesionale dhe e pavarur, nënvizoi Koja.

“Jemi të shqetësuar për projekt ligjin për Prokurorinë Publike, për afatin e PPS-së, mandati i Prokurorisë Speciale sëshpejti po mbaron. Roli kyç i PPS-së ishte rivënia e përgjegjësisë prandaj është me rëndësi që PPS të vazhdojë të punojë e pavarur dhe në mënyrë profesionale“, u shpreh shefi i OSBE-së, Klemens Koja.

Kryeprokurorja Speciale Katica Janeva, optimiste që projet/ligji për Prokurorinë Publike, i cili duhet të sanksionojë edhe statusin e ri të Speciales, do të miratohet sëshpejti dhe se kjo prokurori do të fitojë kompetenca të zgjeruara në luftën kundër krrimit të organizuar dhe korrupcionit në nivele të larta.

Janeva e kënaqur me arritjet e organit të akuzës që po drejton. Kërkon azhuritet më të madh nga gjykatat.

“Shpresoj që Gjykata në të ardhen do të jetë më proaktive. Raporti gjithashtu tregon gatishmërinë tonë për të ngritur standardet e gjykimit të drejtë, që synojnë trajtimin e mosndëshkimit, nxitjen e llogaridhënies më të madhe dhe ruajtjen e sundimit të ligjit në Maqedoninë e Veriut”, theksoi kryeprokurorja Speciale Katica Janeva

Ndryshe, OSBE prezantoi raportin e dytë për lëndët nën kompetenca të PPS-së në periudhën nga nëntori 2016 deri në nëntor të vitit 2018.

Vëzhguesit e misionin kanë vëzhguar 20 raste të Speciales për të akuza është ngritur para qershorit të vitit 2017.

OSBE rekomandon ndryshimin e kornizës ligjore për zbatimin e sanksioneve për të ulur rrezikun që të paditurit të arratisen.

Periudha mes vendimit gjyqësor përfundimtar dhe hyrjes së tij në fuqi për t’ia heq lirinë personit të dënuar duhet të shkurtohet, thuhet në raportin e OSBE-se.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 12, 2019 20:06
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.