OSBE me vërejtje për projektligjin për informim me karakter publik

OSBE me vërejtje për projektligjin për informim me karakter publik

OSBE me vërejtje për projektligjin e ri për qasje të lirë në informatat publike. Pas zv.ministri i drejtësisë Oliver Ristovski e aryestoi zgjidhjen e re ligjore në debat publik në komisionin parlamentar për Çështje evropiane, përfaqësuesja e OSBE Maja Llazarova duke i preznetuar kërkesat në lidhje me k%të zgjidhje ligjore kërkoi partitë të hiqen nga kërkesat të informatave me karakter publik dhe të njejtat të kërkohen nga shteti i cili ndanë mjete nga buxheti i vet dhe në përputhje me Ligjin për financim të partive që i hedhin mjetet në llogari të partive. Vërejtjet e OSBE-s kanë të bëjnë me dhënien e masave se ligji ka të bëjë me organet, të cilët punojnë me fonde publike, përcjell FLAKA.

Për një pjesë të OJQ-ve, qëndrimi i OSBE-së është, siç thonë ata, tronditëse, sidomos tani në prag të zgjedhjeve presidenciale, dhe zgjidhjet e reja ligjore zgjidhen më së miri deri tani dhe kështu me radhë, dhe partitë do të duhet të japin llogari për fondet që përdorin. Për këtë, kryetari i Komitetit Artan Grubit tha se që të gjitha partitë politike dhe organizatat joqeveritare nuk duhet të vendosen në të njëjtën shportë.

Zgjidhja e re ligjore për qasje të lirë në informata publike është përgatitur nga Ministria e Drejtësisë që nga viti 2017. Dhe zgjidhja ekzistuese ligjore që ende zbatohet është miratuar në vitin 2006. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 14, 2019 20:46
Loading...

ARKIVI I LAJMEVE