OSDH: Lufta në Siri ka marr jetën e 360000 personave

OSDH: Lufta në Siri ka marr jetën e 360000 personave

Lufta në Siri ka shkaktuar më shumë se 360000 të vdekur, sipas një bilanci të ri të paraqitur sot nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH), në një moment kur Damasku dhe aleati i tij rus po kërcënojnë me nisjen e një ofensive kundër bastionit të fundit më të madh rebel në Idlebi.

Bilanci i fundit i përpiluar nga OSDH-ja u paraqit më 12 mars. Të dhënat raportonin për më shumë se 350000 të vdekur në shtatë vite konflikt, përfshirë 20000 fëmijë, shkruan ATSH.

Lufta në Siri nisi në mars të vitit 2011 pas represionit të përgjakshëm nga regjimi të protestuesve paqësore me kërkesën për reforma demokratike, menjëherë pas Pranverës Arabe. Kundërshtarë të presidentit Bachar al-Assad morën në atë kohë armët. Situata është komplikuar me kalimin e viteve me përfshirjen e fuqive dhe lëvizjeve të huaja si dhe grupeve xhihadiste.

”364792 persona u vranë mes periudhës 15 mars 2011 dhe 13 shtator 2018”, njoftoi sot OSDH-ja bazuar në një rrjet të gjerë të aktivistëve dhe të burimeve mjekësore në të gjithë vendin.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 13, 2018 20:14
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
11°
10°
Wed
13°
Thu
16°
Fri
17°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...