Osmani dhe Dimitrov në Kopenhagë referuan për reformat dhe përkushtimin për zbardhjen e rastit “Reket”

Osmani dhe Dimitrov në Kopenhagë referuan për reformat dhe përkushtimin për zbardhjen e rastit “Reket”

Statusi i reformave, negociatave për statusin e ardhshëm të PSP-së të cilët janë në vijim, si dhe rastin “Reket”, ishin tema të takimeve të sotme të ndara të zëvendëskryeministrit të obliguar për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe ministrit të Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në Kopenhagë, me ministrin e Punëve të Jashtme, Jele Kofod, si dhe me Vibeke Pasternak Jorgensen, këshilltare e përgjithshme për çështje evropiane të kryeministres Mete Frederiksen të realizuar në kuadër të vizitës së tyre të punës në Danimarkë.

Siç kumtoi MPJ-ja, në takimet, Osmani dhe Dimitrov referuan për aktualitetin politik në vend, për avancimin e arritur në sferat kyçe reformuese, në krijimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, por edhe në përforocimin e stabilitetit të brendshëm, si bazë për gatishmërinë e vendit për fillimin e negociatave aderuese me Bashkimin Evropian në muajin tetor të këtij viti.

“Konfirmimi i suksesit të tregimit tonë, me të gjitha sfidat, por edhe me këmbënguljen e demonstruar për tejkalimin e tyre do të paraqesë shtrirje të merituar në dorës për fillimin e thellimit të udhëtimit evropian, por edhe validim për perspektivën evropiane të rajonit”, theksoi Dimitrov.

Në drejtim të ngjashëm, Osmani theksoi se Qeveria në tërësi është e fokusuar në përgatitjen dhe krijimin e kushteve për fillim të suksesshëm të negociatave.

“Fokusi ndaj reformave dhe avancimit në sferat kyçe edhe më tej mbetet prioritet i Qeverisë dhe në periudhën në vijon, ndërmarrim obligim për të dhënë rezultate shtesë, me të cilat do ta konfirmojmë gatishmërinë tonë për fillimin e negociatave për këtë vit”, potencoi Osmani.

Osmani dhe Dimitrov, theksohet, u përqendruan edhe në aktivitetet e fundit lidhur me rastin “Reket”, duke e transmetuar qëndrimin e Qeverisë për mbështetje pa kusht të organeve hetimore dhe gjyqësore në drejtim të zbardhjes së plotë, të paanshme, efikase dhe transparente me këtë rast, pa dallim ndaj cilit zhvillohet, duke e mbajtur me këtë edhe suksesin nga avancimi deri më tani i arritur në këtë sferë.

Në kontekstin e njëjtë, Osmani dhe Dimitrov përkujtuan se negociatat për statusin e ardhshëm të PSP-së zhvillohen në mënyrë aktive mes partive parlamentare dhe shprehën pritje se edhe kjo reformë do të përfundojë në kohë, me qëllim të rrumbullaksimit cilësor të përkushtimit institucional të vendit për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, qëndron në kumtesën e MPJ-së. .

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 20, 2019 16:44

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA