Osmani do të dëshmojë se është i pafajshëm

Osmani do të dëshmojë se është i pafajshëm

“Pacienti” është emri i hetimit të cilin PSP e ka ngritur, e ku njëri nga të dyshuarit është edhe zv.kryeministri Bujar Osmani, përcjell FLAKA.

Ai thotë se do të provojë se ai nuk është fajtor dhe se ai nuk punonte ilegalisht në kohën kur ishte Ministër i Shëndetësisë.

“Për disa vite janë paraqitur këto spekulime për disa abuzime të dyshimta në Ministrinë e Shëndetësisë dhe unë isha një nga ata që këmbëngulën për një hetim. Nëse i ndiqni paraqitjet e mia publike, unë gjithmonë kam kërkuar që sa më shpejtë të hapen hetimet, sepse nuk ka nevojë të qëndrojnë vazhdimisht si njollë dhe dyshim për punën time. Edhe partia ime ka kërkuar hetim për çdo zyrtar që nga viti 2002, unë jam i kënaqur që ky hetim përfundimisht është hapur, roli i të cilit është t’i vërtetojë faktet. Pres që sa më shpejtë dhe në mënyrë më efikase të përfundojë”, deklaroi Bujar Osmani.

Për Kryeministrin Zoran Zaev, hapja e një hetimi për Osmanin, nuk do të nxitë përgjegjësi,duke thënë se do të presë për një vendim të plotfuqishëm.

“Qëndrimi im ka qenë gjithmonë i njëjtë. Askush nuk është fajtor përderisa ajo të vërtetohet me një vendim të plotfuqishëm, dhe sigurisht ky është vetëm një hetim, do të dëshiroja t’i dija hollësitë, do ta ndjek procesin me kujdes dhe do të veproj në kohën e duhur nëse diçka lidhet me dinjitetin e Qeverisë”, tha Zoran Zaev. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 11, 2018 21:51
Loading...

REKLAMA

PARTNER

Maqedoni
20°
14°
Sat
12°
Sun
7°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE