Osmani: Me padurim pres zbatimin e Ligjit për gjuhët

Osmani: Me padurim pres zbatimin e Ligjit për gjuhët

Zv.kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani në videon e tij javore ka folur për më temën e Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe dëshirën e tij për zbatim konkret të këtij ligji, si dhe për rrugën euro-atlantike të Maqedonisë.

Ai thënë se krijohen histeri dhe tensionet të panevojshme rreth përdorimit të ligjit të gjuhëve, thotë se pikërisht kjo video javore në gjuhën maqedonase e me përkthim në gjuhën shqipe komunikimin e bën më të lehtë dhe më të kuptueshëm, duke shtuar se me padurim pret zbatimin konkret të këtij ligji.

“Pres rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian për fillimin e negocitave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Raporti që KE do ta shpallë më 17 prill është njëkohësisht edhe përfundimi i Planit 3-6-9 të Qeverisë, me çka përfundon edhe zbatimi dhe roli i tij si plan reformator”, tha Osmani.

Osmani bëri thirrje për mirëkuptim politik dhe konsenzus mes të gjitha partive parlamentare në Maqedoni me qëllim të miratimit të ligjeve të mbetura nga plani reformator, duke thënë se kjo është dëshirë e vetë qytetarëve, votuesve të partive politike dhe kjo bëhet detyrim i politikanëve që i përfaqësojnë ata./Telegrafi/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 1, 2018 16:22
Loading...

REKLAMA

PARTNER

Maqedoni
17°
19°
Thu
19°
Fri
17°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE