Osmani pritet nga Palmer: Biseduam për punët e rëndësishme që na presin

Osmani pritet nga Palmer: Biseduam për punët e rëndësishme që na presin

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë në SHBA edhe sot ka vazhduar takimet me zyrtarë të lartë amerikanë.

Pas takimit të djeshëm në Shtëpinë e Bardhë, me drejtorin për Evropë, John Earth, në kuadër  të Këshillit për Siguri Kombëtare,  Osmani ka takuar sot zv.ndihmës Sekretarin amerikan  të Shtetit, i cili është edhe Përfaqësues Special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Takimin me Palmer e ka konfirmuar vetë Vjosa Osmani përmes një postimi në ‘facebook’.

“Sot në Departamentin e Shtetit u prita nga Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit, Matheë Palmer, i cili është poashtu Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor. Diskutuam për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe punët e rëndësishme që na presin përpara.

Vjosa Osmani ka shkuar në vizitë në shtetin më të fuqishëm në botë si anëtare e Bordit të Rrjetit Parlamentar dhe anëtare e Këshillit Drejtues të ‘Young MP Initiative’ të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 16, 2019 20:07

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA