Osmani Zhbogarit ia dorëzoi Raportin detal faktografik për realizimin e Planit 3-6-9

Osmani Zhbogarit ia dorëzoi Raportin detal faktografik për realizimin e Planit 3-6-9

Zëvendëskryetari i Qeverisë, përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në prag të publikimit të nesërm të Raportit për gjendjen dhe progresin e Republikës së Maqedonisë, ia dorëzoi Euro- ambasadorit Samuel Zhbogar, Raportin final Faktografik për realizimin dhe implementimin e reformave të Planit 3-6-9.

“Realizuam më shumë se 90% nga reformat e parapara në Planin 3-6-9 dhe 100% nga thelbi i tij. Plani arriti qëllimin e tij dhe riktheu vendin ne rrugën euro- integruese” – theksoi Osmani gjatë dorëzimit të Raportit Euro- ambasadorit Zhbogar. Ai shtoi se në përputhje me rezultatet treguara, pret lajme të mira nesër nga Brukseli për Maqedoninë, gjatë prezantimit të raportit të Komisionit Evropian për vendin.

Plani 3-6-9 u miratua në korrik vitin e kaluar, pas votimit të Qeverisë së re, qëllimi i të cilit ishte shkrirja e procesit reformues në Republikën e Maqedonisë dhe rikthimi i vendit në rrugën euro- integruese. Pjesa tre u finalizua me mbajtjen e zgjedhjeve lokale fer të lira dhe të besueshme në nëntor të vitit të kaluar, deri sa pjesa gjashtë përfundoi me publikimin e Strategjisë së Komisionit Evropiane për zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor 2025.

Periudha e implementimit të pjesës nëntë, respektivisht i gjithë Plani 3-6-9 përfundon nesër, me 17 prill, me publikimin e Raportit të Komisionit Evropian për gjendjen dhe progresin e vendit. Për këtë qëllim, sonte në mesnatë , Raporti i final faktografik për implementimin e Planit 3-6-9 do të publikohet ne veb faqen e Sekretariatit për Çështje Evropiane www.sep.gov.mk

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Prill 16, 2018 16:23

Publicitet


Moti sot
19°
20°
Wed
20°
Thu
22°
Fri
24°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE