Oxhaqet, shkak i paraqitjes së zjarreve nëpër objekte | VIDEO

Oxhaqet, shkak i paraqitjes së zjarreve nëpër objekte | VIDEO

Sezoni i ngrohjes dhe pakujdesia e mjaftueshme ka shtuar rastet e zjarreve nëpër objektet e banimit. Rasti i fundit u regjistrua dje në banesat kolektive në hyrje të qytetit. Flaka u sjell video nga ky rast. 

Numri i rasteve të tilla është rritur me nisjen e sezonit të ngrohjes, thonë nga Njësia Territoriale kundër
Zjarreve në Gostivar. Nga kjo njësi thonë se intervenime ka pasur kryesisht në objekte.

Tome Vasilevski – komandantë i NJTKZ në Gostivar, thotë se pjesa më e madhe e zjarreve ka ndodhur në oxhaqe dhe në mungesë të ndërtimeve konstruktive të kulmeve, ato nga ndezja e oxhaqeve sjellin edhe ndezjen e kulmit.

“Nga ana tjetër oxhaqet nuk pastrohen rregullisht te ne, ato duhet pastruar të paktën dy herë në vit që mos vijë deri te vetëndezja e tyre. Poashtu nga moskujdesi me nxemjen, gjegjësisht nga rryma, vjen deri te shpërthimi i zjarreve”, shprehet ai.

Në shumicën e rasteve, për shkak të kushteve të volitshme financiare, qytetarët vendosin që të përdorin drurin si mjet për ngrohje. Por edhe për këtë formë të ngrohjes ka rregulla ligjore, kur flitet për pastrimin e oxhaqeve, të cilat gjatë stinës së dimrit llogariten si gjeneratori kryesor i shkaktimit të zjarreve në mjediset e
mbyllura.

Agjencia e Lajmeve Flaka konsultoi ligjin që rregullon këtë segment të veprimit social. Sipas rregullave ligjore, oxhaqet e firmave duhet të pastrohen një herë në muaj brenda sezonit të ngrohjes dhe njëherë jashtë kësaj periudhe vjetore, që do të thotë gjashtë herë brenda një viti kalendarik.

Zjarrfikësit e Gostivarit apelojnë popullatën që pos pastrimit të rregullt të oxhaqeve, të kejnë kujdes maksimal edhe me nxjemjen, sidomos me rrymën elektrike, rrjeti nuk guxon assesi të mbingarkohet, kujtojnë zjarrfikësit.

“Apeli im deri te qytetarët do të ishte që para se të fillojë sezoni ngrohjes, të pastrohen oxhaqet, të kihet kujdes me kabllot elektrikë, aparatet e ndryshme që përdoren për ngrohje të mos ndizen edhe atëherë kur ne nuk jemi në shtëpi”, vijon tutje ai.

Sikur njësinë kundër zjarreve në Gostivar edhe policia, poashtu kanë apeluar qytetarët që mos e ngarkojnë rrjetin elektrik me kyçje të njëhershme të shumë aparateve në shtëpi pasi mund të vijë deri në shpërthim të zjarrit. Edhe vozitësit apelohen që të bëjnë kontrolle të rregullta të automjeteve, sidomos pajisjeve për ftohje në mjetet e tyre. Në të kundërtën do vijojë gjobitja, thonë uniformat blu, sipas të cilëve, të gjithë ata qytetarë që me ose pa qëllim do shkaktojnë apo do ndezin zjarre do ballafaqohen edhe me masën ligjore burg nga 6 muaj deri në 8 vjet, varësisht nga lloji i zjarrit dhe rrezikut të shkaktuar. flaka.com.mk

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 7, 2018 22:47

Publicitet


Moti sot
19°
20°
Wed
20°
Thu
22°
Fri
24°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE