Pablo Jr dhe Lewa sjellin “Albanian Kriminals”, një sukses i garantuar!

Pablo Jr dhe Lewa sjellin “Albanian Kriminals”, një sukses i garantuar!

Ata janë dy djem, vëllezër  me origjinë shqiptare, por lindur dhe rritur në Itali.  Shane Proshka  14 vjeç dhe Lewis Proshka 16 vjeç, emrat me të cilët njihen në art si  Pablo jr  dhe Lewa. Sapo kanë publikuar një klip me titull “Albanian Kriminals” një këngë e zhanrit rap-trap, mjaft e pëlqyer nga të rinjtë në të gjithë botën dhe e prezantuar me një ndjenjë të madhe patriotike për Shqipërinë edhe pse ata nuk kanë lindur këtu. Nga e kanë marrë këtë dashuri për Shqipërinë? Mësojnë më poshtë…!

– Djema, ju jeni vëllezër dhe jeni përkatësisht 16 dhe 14 vjeç, të rinj por të talentuar dhe të vendosur për të ndjekur ëndrrën e tyre. Çfarë ju lidh kaq shumë me muzikën?

-Ne jetojmë në Itali dhe mendoj se kemi lindur me dëshirën për të bërë muzikë.  Këtë dëshirë e kthyem në përkushtim dhe arritëm të bëjmë diçka të bukur si “Albanian Kriminals”?

– Pse ky titull?

-Është emri i grupit që ne rrimë dhe jemi rritur dhe si të thuash ia kemi dedikuar grupit këtë këngë.

– Duket haptazi një ndjenjë e fortë patriotike për Shqipërinë, ku e keni fituar këtë gjë, duke qenë se ju keni lindur në Itali?

-Është e vërtetë që ne nuk kemi lindur në Shqipëri por këtë ndjenjë na e ka indoktrinuar babai ynë, i cili na ka mbështetur që në ditën e parë që kemi nisur në këtë rrugë. Kjo ka qenë edhe ideja dhe mesazhi që kemi dashur të përcjellim përmes këtij klipi. Ajo që kemi më shumë përzemër është të theksojmë se shqiptarët nuk duhet të kenë turp për prejardhjen, përkundrazi, duhet të jenë krenarë dhe ne gjithashtu.

-Ky nuk është klipi juaj i parë apo jo?

– Jo, ky është klipi i dytë, i pari ka qenë ai me titull “100 kg” i publikuar në shtator, por që nuk është në nivelin e “AK” sepse gjithëmon kur nis diçka fillimi ka ato pikat që përmiresohen me kalimin e kohës dhe me eksperiencë sigurisht.

-Si u ndërtua kënga “Albanian Kriminals”?

– Kjo është një këngë e zhanrit rap&trap, që është shumë në trend në botën e muzikës. Tekstin,idenë fabulën e kemi ndërtuar ne, ndërsa aranzhimet janë bërë në studion e një mikut toë në Treviso. Më pas klipine ka realizuar një shoku ynë, Leonardo Maso.

– E kishit menduar që një ditë do ishit personazhe të botës së muzikës?

– Nëse e dëshiron diçka, arrihet dhe gjithçka erdhi natyrshëm. Kjo do të thotë që jemi bërë për këtë gjë.

-Keni ndonjë idhull në muzikë?

– Lewa ka pasur gjithmonë idhull  XXXTENTACION, prandaj dhe modelin e flokëve e ka si të tijin. Pastaj është 6ix9ine e kështu me rradhë, përfaqësues të denjë të zhanrit të cilin ne ndjekim.

– Djema, keni llogari në instagram përmes të cilave mund t’ju ndjekin edhe vetë shqiptarët?

– Po, llogaritë tona janë :

https://instagram.com/pablo.jr.ak?utm_source=ig_profile_share&igshid=1b4pcy6ckbnp6

https://instagram.com/lewa.ak?utm_source=ig_profile_share&igshid=uc1hlnazlo03

-Cilat janë pritshmëritë që keni ju për këtë klip?

– Urojmë që të pëlqehet sepse është bërë me shpirt dhe shpresojmë të zërë vend në shijet e të rinjve shqiptarë. Ju mund ta ndiqni dhe të na jepni edhe vlerësimin dhe mendimin tuaj!

Driton Zenku
nga Driton Zenku Nëntor 5, 2018 18:36

REKLAMA

Maqedoni
1°
1°
Sat
3°
Sun
-1°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE