Pacolli- Daçiqit: Të ndjeheni të turpëruar, Kosova nuk ka bërë krime

Pacolli- Daçiqit: Të ndjeheni të turpëruar, Kosova nuk ka bërë krime

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj deklaratës së homologut të tij, Ivica Daçiq se “Interpoli do të mbushet me fletëarreste për udhëheqësit e Kosovës”.  Pacolli ka thënë se nuk është çudi nëse ndodh kjo, pasi dihet kush është Daciqi dhe çka mund të bëjë Serbia.

Ai ka thënë se njerëzit e Kosovës nuk turpërohen sepse nuk kanë kryer gjenocid, vrasje e masakra. Ndërsa, ka theksuar se bashke ideologët e Daçiqit nuk arrijnë t’i numërojnë kriminelet e luftës që kryen masakra në Kosovë.

Postimi i plotë i Pacollit:

E lexova një deklaratë të Daçiqit, se gjoja Interpoli do të mbushet me fletarreste për udhëheqësit e Kosovës.

Po, mund të ndodhe që Serbia të vazhdojnë të keqpërdorin edhe institucione ndërkombëtare, ashtu siç ka vepruar deri tani. Nuk është çudi, duke e ditur se kush është Daçiçi.

Njerëzit e Kosovës vetëm janë mbrojtur nga gjenocidi dhe nuk turpërohemi asnjëherë për veprimet tona.

Të turpëruar para civilizimit botëror janë ata që kanë kryer gjenocid.

E mira është që askush nuk do të këtë mundësi më të kryej gjenocid mbi popullin e Kosovës.

Asnjë qytetar i Kosovës nuk është i dënuar për vrasje. Asnjë qytetar i Kosovës nuk është i dënuar për masakra. Asnjë qytetar i Kosovës nuk ka bërë krime lufte, ngase lufta jonë ka qenë për mbijetesē.

Ndërsa bashkëideologet e Dacicit, nuk arrin ti numërojë kriminelët e luftës që kryen krimet e tmerrshme ne Kosovë e rajon.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 8, 2018 20:02

REKLAMA

Maqedoni
11°
6°
Thu
4°
Fri
2°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE