Pacolli: Demarkacioni pothuajse është çështje e mbyllur

Pacolli: Demarkacioni pothuajse është çështje e mbyllur

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe shefi i diplomacisë, Behgjet Pacolli ka vlerësuar se sot ishte ditë me fat për Kosovën, sepse kishim mysafir Ndihmës-Sekretarin e Shtetit amerikan për Evropë dhe Euro-Azi, Wes Mitchel.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë gjithëherë pranë nesh në ditët më të vështira për popullin dhe në proceset më të rëndësishme për vendin. Sot ishte ditë me fat për Kosovën sepse Demarkacioni pothuajse është çështje e mbyllur. Ishte ditë me fat sepse kishim mysafirë edhe Ndihmës-Sekretarin e Shtetit amerikan për Evropë dhe Euro-Azi, Wes Mitchel. Thellësisht mirënjohës për mbështetjen gjithëpërfshirëse dhe të palëkundur amerikane. Krenar, që populli i Kosovës në veçanti dhe shqiptarët në përgjithësi janë populli më pro-amerikan në botë.  Aleat dhe partner të përhershëm strategjik.

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Mars 12, 2018 22:35

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
0°
0°
Mon
-4°
Tue
-1°
Wed

ARKIVI I LAJMEVE