Pacolli siguron qytetarët e Kosovës: Verës do të udhëtoni lirshëm në Evropë

Pacolli siguron qytetarët e Kosovës: Verës do të udhëtoni lirshëm në Evropë

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, përmes Facebookut ka uruar dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës. Ka thënë se të rinjtë e Kosovës janë motivi i tij më i madh. Tutje, ka premtuar se këtë verë, të gjithë kosovarët do të jenë në gjendje të udhëtojnë lirshëm në Evropë.

“Këtë verë, të gjithë do të jenë në gjendje të udhëtojnë lirshëm në Evropë. Diçka që të gjithë ne kemi qenë duke pritur. Në këtë ditë të madhe, nuk duhet t’i harrojmë të gjithë dëshmorët që sakrifikuan jetën e tyre për pavarësinë tonë”, ka thënë ndër të tjera Pacolli.

Postimi i Pacollit:

Të dashur miq, na ndajnë vetëm disa orë nga dekada e parë e Republikës së Kosovës. Edhe vetëm disa orë kemi përjetuar një Kosovë 10 vjet të pavarur, pas një beteje të gjatë. Kosova ka popullsinë më të re në Evropë, dhe e di që ne meritojmë më shumë sukses se kaq. Të rinjtë janë motivimi im më i madh.

Unë jam i bindur se e ardhmja ynë është e ndritshme, pavarësisht nga retë dhe mjegullat, herë pas here. Uroj që të gjithë të festojnë nesër në shtëpitë e tyre dhe jashtë saj në sheshe. Kosova është atdheu ynë që ne e duam para së gjithash.

Këtë verë, të gjithë do të jenë në gjendje të udhëtojnë lirshëm në Evropë. Diçka që të gjithë ne kemi qenë duke pritur. Në këtë ditë të madhe, nuk duhet t’i harrojmë të gjithë dëshmorët që sakrifikuan jetën e tyre për pavarësinë tonë.

Le të mos harrojmë edhe familjen Jashari dhe Presidentin historik, Dr. Ibrahim Rugova. 10 vjetori i Kosovës është një histori suksesi me një të kaluar të dhimbshëm. Diçka që duhet të kujtojmë gjithmonë. Urime të gjithëve! Gëzuar 10 vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës!

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 16, 2018 22:53

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...