Pakënaqësi në degën e Aleancës në Saraj, baza nuk pranon vendimin e kryesisë

Pakënaqësi në degën e Aleancës në Saraj, baza nuk pranon vendimin e kryesisë

Pakënaqësi të shumta ka shkaktuar vendimi i Kryesisë partiake të Aleancës për Shqiptarët për të kandiduar Ekrem Aliun për kryetar komune në Saraj. Kundër këtij vendimi janë 12 nëndegë të Sarajit, të cilat akuzojnë kryesinë se injoroi vullnetin e degës gjatë përcaktimit të kandidatit. “Kryetarët e 12 nëndegëve janë të gatshëm të dalin publikisht dhe të kundërshtojnë vendimin e kryesisë”, shkruan shtegu.net. Kundër vendimit të kryesisë madje është edhe Forumi i Gruas së kësaj partie.
Ja lista e nëndegëve që Janë kundër vendimit të kryesisë partiake.

Nendeget:
Bojanë
Llaskarcë
Bukoviq
Semenisht
Arnaqi e Poshtme
Arnaqi e Epërme
Sfillare e Poshtme
Çajlanë
Paniçar
Raoviq
Kondovë
Grçec

Abedin Bilalli
nga Abedin Bilalli Shtator 13, 2017 21:18

#deklarim

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

ARKIVI I LAJMEVE

Moti sot
14°