Pala greke konfirmon, edhe nesër do të ketë bisedë telefonike në mes Zaev dhe Tsipras

Pala greke konfirmon, edhe nesër do të ketë bisedë telefonike në mes Zaev dhe Tsipras

Kryeministri Zoran Zaev sot pati një bisedë telefonike 60 minutëshe me kryeministrin grek Alexis Tsipras.

Zaev dhe Tsipras diskutuan çështjet e mbetura dhe morën në konsideratë disa ide për zgjidhje. Është rënë dakord që në mëngjes do të ketë një bisedë tjetër telefonike tjetër.

Telefonatën ne mes Tsipras dhe Zaev e konfirmoi edhe Qeveria greke.

“Kryeministri Alexis Tsipras pati një bisedë telefonike me Kryeministrin e IRJM-së, Zoran Zaev këtë pasdite në një klimë të mirë. Të dy kryeministrat ranë dakord të përfundonin bisedimet e tyre gjatë një bisede të re telefonike të martën në mëngjes, thonë nga zyra e Tsipras./Express/

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 11, 2018 19:43

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA

PARTNER