Para evropiane për jetë më cilësore në pesë komuna

Në suaza të Programit rajonal për demokraci lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), kryetarët e komunave të Kumanovës, Resnjës, Kavadarit dhe Strumicës sot nënshkruan Memorandum për mirëkuptim me koordinatoren e përhershme të KB-së  dhe përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së Luiza Vinton dhe përfaqësuesin e Delegacionit të BE-së Nikolla Bertolini.

Programi, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i bashkëfinancuar nga UNDP dhe nga komunat, mundëson mbështetje të projekteve me interes publik dhe përmirësim të shërbimeve komuanale dhe cilësisë së jetesës në këto komuna. Vëmendje e veçantë do të përkushtohet në projektet për përfshirje shoqërore, barazisë gjinore, të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e mjedisit të jetesës.

Vinton theksoi se vlera e përgjithshme e cila është siguruar për programin është 845.00 euro apo nga 120.000 euro si grant do të shkojnë për çdo komunë.

“INDP do të bashkëpunojë me secilën nga pesë komunat gjatë ndarjes së mejeteve të organizatave të shoqërisë civile të cilat më tutje do të fokusohen në nevojat e popullatës lokale”, tha Vinton.

Bertolini informoi se janë dakorduar me UNDP-në se këto komuna paraqesin shpresë të re, vizion të ri në punën me shoqërinë civile dhe me qytetarët. Theksoi se këto komuna duhet të paraqesin model të mirë për vetëqeverisjet e tjera lolake.

Sipas tij, në Maqedoni komunat kanë mjaft buxhete të vogla dhe nevojitet që pushteteve lokale t’u jepet fuqi më e madhe dhe autorizim më të madh. Ai shfaqi shpresë se me ndihmën e tyre do të mundësojnë komunat të punojnë më mirë.

Kryetari i Kavadarit Mitko Jançev potencoi se të gjitha paratë do të dedikohen në mënyrë transparente në interes së organizatave joqeveritare.

Në projekt janë përfshirë edhe komunat Novosellë, Vasilevë dhe Bosilovë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 8, 2018 15:50

Publicitet


Moti sot
26°
25°
Sun
24°
Mon
24°
Tue
23°
Wed