Paris Saint-Germaini ka regjistruar fitore minimale (1-0) si mysafir i Lyonit

Paris Saint-Germaini ka regjistruar fitore minimale (1-0) si mysafir i Lyonit

Paris Saint-Germaini ka regjistruar fitore minimale (1-0) si mysafir i Lyonit në Groupama Stadium, në ndeshjen e javës së gjashtë në kampionatin francez.

Fraksioni i parë i lojës nuk dhuroi shumë raste shënimi, prandaj skuadrat shkuan në pushim me rezultatin e fillimit të ndeshjes. Rastin më të mirë në këtë pjesë e pati Neymar në minutën e 23-të, por nuk e shfrytëzoi.

Në gjysmën e dytë, ishte Angel Di Maria lojtari që u tregua i rrezikshëm, mirëpo goditja e tij përfundoi mbi portë.

Për fitoren e mysafirëve u kujdes Neymar, i cili shfrytëzoi angazhimin e Di Marias dhe e mposhti portierin Anthony Lopes (87′).

Kjo ishte fitorja e pestë e Paris Saint-Germainit nga gjashtë ndeshje të zhvilluara (ku numëron edhe një humbje) dhe është në krye të Ligue 1 me 15 pikë.

Për Lyonin ishte humbja e dytë, ndërsa ka regjistruar edhe dy barazime dhe dy humbje duke arkëtuar tetë pikë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 22, 2019 23:13

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA