Parisi zyrtar e përshëndeti marrëveshjen për emrin

Franca e përshëndet marrëveshjen e arritur për çështjen e emrit, të publikuar nga ana e kryeministrave Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev, theksohet në kumtesën e Ministrisë franceze të Punëve të Jashtme.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, ky është zhvillim i madh, nga epilogu i të cilit do të kenë interes të dy shtetet, përmes promovimit të përforcimit të stabilitetit në rajonin e Ballkanit dhe Evropës në përgjithësi.

Franca, e cila ka raporte të afërta miqësore me dy shtetet, e mbështeti rrjedhën e bisedimeve të cilat, siç theksohet, patën sukses, në të njëjtën kohë Parisi i ftoi të gjitha palët në të dy shtetet ta mbështesin marrëveshjen, me qëllim të implementimit të saj të tërësishëm.

Kumtesë lëshoi Grupi Ndër-parlamentar për miqësi ndërmjet Francës dhe Ballkanit Perëndimor, i cili gjithashtu  e përshëndeti marrëveshjen ndërmjet Athinës dhe Shkupit.

Marrëveshja në emër të Grupit Interparlamentar për miqësi Francë-Ballkani Perëndimor në Dhomën e epërme të Parlamentit francez – Senati, e përshëndetën kryetarja e grupit Marta Sidrak dhe zëvendës-presidenti, Arno Bazab.

Kjo, sipas senatorëve, tregon ndjenjë të jashtëzakonshme të përgjegjësisë, ndërsa kryeministrat Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev, me këtë e hapën rrugën për zgjidhje të një kontesti të vjetër, i cili i vështirësonte marrëdhëniet fqinjësore, si dhe agjendat e brendshme politike. Senatorët e theksuan, siç thuhet, “mbështetjen e palëkundur nga ana e Kombeve të Bashkuara për vazhdim të bisedimeve ndërmjet dy palëve”.

Ata shfaqin shpresë se kjo marrëveshje do të ratifikohet pa probleme dhe së shpejti do të hyjë në fuqi.

“Grupi për miqësi do t’i mbështesë të gjitha përpjekjet të cilat do të bëhen në këtë drejtim, veçanërisht në kuadër të dy parlamenteve”, thuhet në kumtesën e Senatit francez.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 14, 2018 19:46

Publicitet


Moti sot
30°
24°
Wed
22°
Thu
23°
Fri
22°
Sat