Parlamenti i Bullgarisë jep dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut

Parlamenti i Bullgarisë jep dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut

Parlamenti i Bullgarisë ka dhënë dritë jeshile për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian

Me 129 vota “për”, 4 “kundër” dhe një “të përmbajtur”, parlamenti bullgar ka miratuar Deklaratën me të cilën përveç Maqedonisë së Veriut, i jepet dritë jeshile edhe Republikës së Shqipërisë për vazhdimin e procesit të integrimit në BE.

Mosmarrëveshjet për historinë nuk kanë ndikuar në vendimin e të përzgjedhurve bullgarë, pasi siç thuhet edhe ne Deklaratë, procesi integrues në BE nuk do të paraqesë pengesë për zgjidhjet e mosmarrëveshjet rreth figurave dhe ngjarjeve historike.

Bullgaria shprehet e përkushtuar dhe e hapur për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 10, 2019 11:35

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA