Pas 9 orë kërkimesh gjendet foshnja e mbetur vetëm në mal

Pas 9 orë kërkimesh gjendet foshnja e mbetur vetëm në mal

Një djalë pesëmuajsh u gjet i gjallë dhe pa lëndime serioze në një pyll në Montana, ku kishte qëndruar për nëntë orë të tëra.

Foshnja, identiteti i së cilës nuk dihet, pësoi vetëm plagë të vogla edhe pse u gjet me kokë të kthyer kah toka dhe ishte në rroba të lagura.

Ajo u gjet nga shpëtimtarët pas një kërkimi gjashtë orësh, shkruan Independent. Në kërkime morën pjesë edhe policë federalë dhe lokalë, të cilët rrethuan malin jo shumë larg nga Lolo Hot Springs, dhe njëri prej tyre kishte dëgjuar të qarën e foshnjës, transmeton KosovaPress.

“Kjo është diçka që ne e quajmë mrekulli”, thuhet në komunikatë për media të policisë në rrethin Misula.

Pas kontrollit mjekësor, foshnja është dërguar në departamentin për përkujdesje të fëmijëve dhe shërbim familjar.

Për shkak të respektimit të privatësisë së fëmijës, lokacioni i tij do të mbetet anonim, si dhe të dhënat për trajtimin e mëtejmë shëndetësor.

Policia ka arrestuar Francis Krouli (32), i cili kishte lajmëruar se foshnja ndodhet e varrosur diku në pyll. Tash për tash nuk dihet lidhja e tij me fëmijën dhe detaje tjera se si ka ndodhur rasti.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 11, 2018 19:49
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
12°
10°
Wed
13°
Thu
16°
Fri
17°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...