Pas Gjermanisë edhe Holanda tërhiqet nga Iraku

Pas Gjermanisë edhe Holanda tërhiqet nga Iraku

Pasi Gjermania pezulloi trajnimin ushtarak në Irak për shkak të tensionit në rritje në rajon, edhe qeveria holandeze pezulloi misionin në Irak, me qëllim dhënien e ndihmës së sigurisë autoriteteve lokale.

Personeli i ushtrisë holandeze, në bashkëpunim me trupat e tjera të huaja, ndihmoi në trajnimin e forcave irakiane në Erbil në Irakun verior, raporton Reuters.

Raporti nuk jep më shumë detaje për një vendim të tillë nga Holanda.

Një zëdhënës i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes shpjegoi vendimin e mëparshëm të Gjermanisë mbi disa indikacione për rrezikun e një sulmi që do të mbështetet nga Irani, por kjo nuk do të thotë se programi i trajnimit ushtarak nuk do të vazhdojë në të ardhmen.

Revista gjermane Focus Online shkruan se vendimi u bë në koordinim me shtetet aleate në luftën kundër Shtetit islamik.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 15, 2019 21:10

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.