Pas informatës se është përcjellë nga pjesëtarët e DSK, reagon Albert Musliu 

Pas informatës se është përcjellë nga pjesëtarët e DSK, reagon Albert Musliu 

Gjatë vitit 2015, gazetari dhe analisti politik Albert Musliu është përcjellë nga pjesëtarët e DSK-së me urdhër të Goran Grujovskit. Sot këtë e ka thënë Aleksandar Valsilevski – Ninxha, i akuzuari për rastin e 27 prillit gjatë dhënies së dëshmisë së tij në gjykatë gjatë seancës gjyqësore për rastin e ndodhur në Parlament.

Sipas tij, derisa Musliu nuk ka
qenë aty, atij i kanë hyrë në shtëpi dhe i janë vendosur kamera, transmeton Koha.

Pas informatës se është përcjellë nga pjesëtarët e DSK, ka reaguar edhe vet analisti Albert Musliu.

“Jam i shqetësuar edhe pse mund të paramendoj se në çfarë skajshmërie ka mundur të shkojë regjimi i kaluar. Megjithatë ky është një shqetësim, si për mua, ashtu edhe për familjen time dhe bashkëpunëtorët e mi. Prandaj do të përdorë të gjitha mundësitë institucionale dhe gjyqësore që përgjegjësit të ndëshkohen dhe të gjejë satisfaksionin tim personal”, është shprehur Musliu.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Dhjetor 6, 2018 14:24

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
1°
0°
Mon
-4°
Tue
-1°
Wed

ARKIVI I LAJMEVE