Pas këngës “thirri ndjenjat” Genti vjen me hitin e ri “Jetimi” | VIDEO

Pas këngës “thirri ndjenjat” Genti vjen me hitin e ri “Jetimi” | VIDEO

Talenti i ri nga Gostivari, Gentian Çerkezi i njohur në opinion si Genti, pas shijimit të suksesit të këngës dhe video klipit të parë të titulluar “Thirri ndjenjat”, vjen me këngën re që e quajti “Jetimi”, shkruan portali Gostivari Sot.

Në prononcimin për Gostivari Sot, Genti tregon që muzikën e këngës e bëri Arti Music, tekstin e shkroi ai me ImperiAlb, mix master nga don.gima kurse video spoti u bë nga Dart Channel.

“Kënga u publika vetëm para pesë ditëve. Është e bazuar në ngjarje të vërtet por nuk eshtë historia ime. Kënga jep mesazh për prindrit që të mos i braktisin fëmijët dhe të mos i lejnë jetima. Kjo është kënga e dytë dhe jam duke punuar në këngën e radhës. Besoj shumë shpejt të kemi edhe albumin”, thotë për Gostivari Sot,  Gentian Çerkezi.

“Që si fëmijë jam marrë me shkrimin e teksteve për këngë. Që nga ajo kohë kam pasur dëshirë që të merrem me muzikë. Kjo ishte ëndrra ime dhe gëzohem që ëndrrën kam filluar ta realizoi. Më pret shumë punë dhe angazhim, por me përkrahjen e familjes dhe miqve besoj se do të ia dal”, vazhdon ai.

Gjatë verës Genti ishte i pranishëm dhe performoi në spektaklin e organizuar nga 500 Caffe me këngëtarët MS Kresha, Lyrical Son, Keepman, Gjiko, DJ Delta dhe DJ Konockout. Kënga e tij u mirëprit dhe u duartrokit nga publiku.

Kjo është kënga e tij e dytë pas lansimit të këngës “Thirri ndjenjat”, në bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur nga Shkupi, Adrian Gaxha.

LEXO: 

Genti, talenti ri që e mori “vizën” nga Adrian Gaxha për tu ngjitë në skenë | VIDEO

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Dhjetor 1, 2017 09:18

Publicitet


OFERTA SPECIALE

Moti sot
23°
16°
Thu
19°
Fri
20°
Sat
21°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE