Pas Samitit, Kuvendi marrëveshje për referendumin

Pas Samitit, Kuvendi marrëveshje për referendumin

Çështja e referendumit dhe detajet e tjera që lidhen me referendumin duhet të miratohen në Kuvend. Këtë iniciativë, të cilën kryeministri Zaev e njoftoi në një intervistë me agjencinë greke ANA-MPA, duhet të realizohet pas Samitit të NATO-s, përcjell FLAKA.

“Pas samitit të NATO-s, të gjitha partitë do të takohen në Kuvend për të përcaktuar elementet e referendumit, detajet që do të kërkohet dhe karakteristika e referendumit”, tha Zaev.

Për kryeparlamentarin Talat Xhaferi, kjo iniciativë është e pranueshme, megjithëse ai thekson se çështja e referendumit nuk është një detyrim ekskluziv i Kuvendit.

“Zaev është turpi i Maqedonisë. Ai së pari informon publikun grek për çështjet që ai synon t’u kërkojë shtetasve maqedonas të vendosin për të ardhmen e tyre. Tani është e pakonceptueshme të flitet për çdo konsultim”, thonë nga VMRO-DPMNE dhe theksojnë se nuk kanë ftesë për ndonjë bisedë.

Për grupin parlamentar të LSDM-së, ky është një veprimtari prioritare, së bashku me sigurimin e të gjitha kushteve të nevojshme për zhvillimin e suksesshëm të referendumit. Vetëm një koment i shkurtër vjen nga BDI: “Bëhet fjalë për Maqedoninë euroatlantike”, edhe BESA opozitare shprehu mbështetje për procesin e referendumit. Sipas Ligjit, referendumi në nivel shtetëror shpallet nga Kuvendi. Nga dita e botimit në Gazetën Zyrtare deri në ditën e mbajtjes, më pak se 60 ditë ose më shumë se 90 ditë nuk mund të shpenzohen. Për termine të mundshme, Zaev vuri në dukje 23, 30 shtator ose 7 tetor. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 11, 2018 21:08

Publicitet


Moti sot
20°
21°
Thu
21°
Fri
24°
Sat
26°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE