Pas Shipkovicës, Ahmeti e Ademi nesër në Llabunishtë hapin sallën e re sportive

Pas Shipkovicës, Ahmeti e Ademi nesër në Llabunishtë hapin sallën e re sportive

Nesër me fillim prej ora 11:30, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi do të marrin pjesë në inaugurimin e sallës së re sportive në Shkollën Fillore “Murat Llabunishti” në fshatin Llabunishtë të Komunës së Strugës.

Gjithashtu edhe në Shipkovicë sot u bë hapja solemne e sallës së re sportive në shkollën fillore “Rexhep Voka”.

Ademi ka theksuar se do të vazhdojë angazhimin e tij maksimal në drejtim të krijimit të kushteve më të mira për nxënësit në të gjitha shkollat në vend.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 12, 2019 19:33

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...