Pas triumfit në Sërbi, talenti i ri gostivaras, Isa Elmazi ngadhënjen edhe në Mal të Zi

Pas triumfit në Sërbi, talenti i ri gostivaras, Isa Elmazi ngadhënjen edhe në Mal të Zi

Talenti i ri gostivar, Isa Elmazi ka vijuar me sukseset e tij në garat ndërkombëtare në karate. Pas vendit të parë në turneun në Sërbi, talenti Isa Elmazi është pozicionuar i pari edhe në turneun ndërkombëtar të mbajtur në Ulqin me datë 14 Prill 2019, shkruan Agjencia e Lajmeve Flaka 

Elmazi nën siglën e Klubit të Katatesë Fati, ka shkëlqyer kundrejt garuesve të tjerë dhe me meritë ka kapur vendin e parë në kategorinë e tij në

turnet nderkombetare te karatese, ULQINI OPEN 2019

Kujtojmë që talenti i ri i katatesë Isa Elmazi nga Gostivari, në turneun ndërkombëtar të mbajtur në Vllasonticë të Sërbisë, ka arritut të ngadhënjen vendin e parë në grupmoshat e reja (2010).

Fitorja e mbajtur më 24 mars bë Sërbi dhe fitorja tjetër në Mal të Zi, paraqet një nismë të jashtëzakonshme për karrierën e karateistit të ri gostivaras, Isa Elmazi. Flaka 

LEXO:

Karateisti i ri gostivaras, Isa Elmazi kthehet me fitore nga turneu ndërkombëtarë në Sërbi

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 14, 2019 18:44
Loading...