Patate pa asnjë pikë vaj? Kjo është receta që ju duhet

Patate pa asnjë pikë vaj? Kjo është receta që ju duhet

Patatet janë një ndër pjatat e preferuara të shumë njerëzve. Ato shijojnë në çfarëdolloj forme që përgatiten: të gatuara në avull, të pjekura apo të ziera. Në mënyrë që t’u shtojnë akoma më shumë shijen, njerëzit i shoqërojnë patatet edhe me salca si ketchup, mustardë, majonezë apo edhe me erëza të ndryshme.

Por, që t’i shijoni pa frikë, duhet t’i gatuani vetëm në këtë mënyrë. Kjo është receta ideale që duhet ta mbani mend çdo herë që dëshironi të hani patate perfekte pa asnjë gram yndyrë.

Përbërësit:

5 -7 patate

2 të bardha vezësh

Pak kripë

Pak piper

Përgatitja:

Qëroni patatet dhe prejini në copa të vogla. Më pas rrihni të bardhat e vezëve me një mikser elektrik derisa të bëni një masë shkume të bardhë.

Shtoni pak kripë dhe piper për shije. Hidhini patatet në një tavë dhe shtoni mbi të përzierjen me të bardhat e vezëve.

Piqini në temperaturën 200-220 gradë për rreth 7-10 minuta.

Abedin Bilalli
nga Abedin Bilalli Shtator 12, 2017 00:00

#deklarim

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

ARKIVI I LAJMEVE

Moti sot
14°