Patenta misterioze që besohet që i përket Audi SQ3

Duket shumë më agresiv, se sa Q3 që u lansua gjatë muajit të kaluar

Gjatë muajit të kaluar, Audi e ka shfaqur një Q3 tërësisht të ri, por pa kaluar shumë kohë, është siguruar një patentë misterioze, që e tregon një version të ri të crossoverit luksoz, transmeton Telegrafi.

Dokumentet që janë patentuar nga autoritetet evropiane të patentës, tregojnë një makinë më agresive, që ka të drejtë shfrytëzimi deri në pesë vite.

Për dallim prej standardit Q3, modeli i ri ka linja shumë më të theksuara. Pjesët për hyrjen e ajrit janë shumë më të mëdha, përfshirë edhe grillin gjigant që është vënë pak më poshtë.

Ndryshimet që po i shohim, duket se janë pikërisht të modelit SQ3 që pritet ta shohim në fillimin e vitit që vjen.

Krahasuar me imazhet e shkrepura prej spiunëve, që e tregojnë teksa testohej në rrugë, tregojnë për ngjashmërinë e madhe që ka me skicën e patentës. Pjesët anësore janë shumë më të theksuara, ndërsa rrotat më të mëdha, e kanë pjesën e sipërme shumë më të ngritur.

Në anën e pasme, nuk ka shumë ndryshime dhe mungon sistemi për nxjerrjen e gazrave, duke mos treguar për këtë element shumë të rëndësishëm.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 8, 2018 22:49

Publicitet


Moti sot
14°
24°
Sun
24°
Mon
23°
Tue
23°
Wed