Paul McCartney do të luajë përkrah Johnny Depp

Paul McCartney ka firmosur një kontratë për të luajtur përkrah Johnny Depp në filmin e ri “Pirates Of The Caribbean: Dead Men Tell No Tales”. Legjenda e “Beatles” do të shfaqet në një skenë që është shtuar së fundmi nga regjisorët Joachim Ronning dhe Espen Sandberg.

McCartney është çelësi kryesor i asaj skene, ka thënë një zëdhënës i “Disney”. Ende nuk janë dhënë detaje të mëtejshme, por Johnny Depp do të riluajë të njëjtin rol, atë të Sparrow , ku do të përfshihet edhe aktorë të tjerë si Geoffrey Rush, Orlando Bloom dhe Javier Bardem.

Është raportuar se roli i Depp do të jetë më pak i rëndësishëm në mënyrë që të shfaqen edhe personazhet e tjerë. Filmi pritet të publikohet më 26 maj 2017.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 26, 2016 22:41

REKLAMA