Pavlopulos: Zgjidhja e emrit në përputhje me historinë dhe të drejtën ndërkombëtare, dhe integrimi në BE dhe në NATO

Pavlopulos: Zgjidhja e emrit në përputhje me historinë dhe të drejtën ndërkombëtare, dhe integrimi në BE dhe në NATO

Zgjidhja të kontestit me emrin, në përputhje me historinë dhe të drejtën ndërkombëtare, është parakushti që vendin juaj të integrohet në NATO dhe në BE, konsideron presidenti grek, Prokopis Pavllopulos.

Siç lajmërojnë nga Athina, Pavllopulos në Pallatin presidencial, sot priti një grup të studentëve nga diaspora dhe para atyre foli për çështjet e hapura në politikën e jashtme greke, mes të cilave edhe për çështjen me Maqedoninë.

“Synojmë ndaj marrëdhënieve miqësore dhe të fqinjësisë së mirë me IRJM dhe në praktikë tregojmë se e mbështesim perspektivën drejt NATO-s dhe BE-së, por këtu ekziston një parakusht shumë i rëndësishëm: zgjidhja e çështjes me emrin në pajtueshmëri me historinë dhe të drejtën ndërkombëtare. Që të ndodhë kjo, siç kemi treguar qartë dhe ky është pozicioni i pranuar nga NATO-ja dhe nga Kombet e Bashkuara, duhet, vendi ynë fqinj t’i bëjë ndryshimet e domosdoshme në rendin e vet juridik, ndërsa fillimisht në Kushtetutën e vet, sepse Kushtetuta siç është tani nuk përgjigjet në parakushtet”, tha Pavllopulos.

Presidenti grek theksoi se Athina pret, që Maqedonia t’i përmbushë të gjitha obligimet  e parapara, ndërsa pastaj Marrëveshja të ratifikohet në Parlamentin grek, por edhe të inkuadrohet në BE dhe në NATO. “Dëshirojmë që ky proces të ketë rezultat të volitshëm, por përgjegjësia, siç të gjithë e dimë, i takon vendit fqinj”, shtoi presidenti grek.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 12, 2018 19:36
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
16°
11°
Thu
15°
Fri
17°
Sat
17°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...