Pendarovski: Dilni në masë dhe dyfishoni numrin e votave

Pendarovski: Dilni në masë dhe dyfishoni numrin e votave

Kandidati presidencial Stevo Pendarovski në mitingun e mbylljes së fushatës sonte në Manastir, ku morën pjesë kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov, u kërkuan qytetarëve të Manastirit që të dalin në zgjedhje të dielën dhe të dyfishojnë numrin e votave, përcjell FLAKA.

Ai nuk humbi mundësinë që të thoshte se në raundin e parë Manastiri dështoi me numrin e votave për të.

“Votimi për mua do të thotë vazhdim i rrugës së vendit drejtë NATO-s dhe BE-së”, tha Pendarovski.

Pendarovski theksoi se vota për Gordana Siljanovska-Davkova është votë për kthimin e Gruevskit dhe familjes në pushtet.

Ai gjithashtu sulmoi ashpër presidentin aktual Gjorge Ivanov, i cili refuzon të nënshkruajë edhe 25 ligje të miratuara në Kuvend. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 3, 2019 22:06
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.